Prof. Dr. Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit ishte i ftuar sot në televizionin Vizion Plus për të folur mbi sigurinë ushqimore, në kuadër edhe të Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore

Ai shprehet se problemet e sigurisë ushimore janë të shumta, por aktualisht një pjesë e tyre janë të lidhur me klimën dhe temperaturat e larta të këtij sezoni, ndaj dhe konsumatori duhet të ketë më tepër kujdes për produktet ushqimore të konsumit të tij të përditshëm.
Kapllanaj i bëri thirrje konsumatorëve dhe operatorëve të bizneseve ushqimore të ruajtjnw  produktet ushqimore brenda parametrave të duhur.
Lidhur me sëmundjet e shkaktuara nga mungesa e sigurisë ushqimore, Sulaj tha se lipset nevoja e ndërgjegjësimit të qytetarëve, qoftë në kujdesin që duhet të tregojë në zgjedhjen e produktit të shëndetshëm dhe të sigurt në treg, në kushtet e ruajtjes në shtëpi ashtu edhe në denoncimin e rasteve të konstatuar me shkelje të sigurisë së produktit në ‘numrin e gjelbër’ të ofruar nga AKU.
Me rriten temperaturave dhe të turistëve vendas e të huaj, Sulaj këshillon shtimin e inspektimeve nga autoritetet në subjektet e grumbullimit, ruajtjes dhe magazinimit të produkteve ushqimore lidhur me kushtet e higjenës dhe sigurisë së produktit dhe komunikimin e integruar me institucionet e emergjencës së shërbimit spitalor për të gjetur në kohë burimin e produktit të kontaminuar dhe për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Shto Koment

Na Ndiqni në: