Zydi Teqja
Kryetar i Grupit Mësimor dhe Kërkimor në ArkitekturëPeizazhi
Miratuar në mbledhjen e Departamentit të Hortikulturës dheArkitekturës së Peizazhit, më 13 Mars 2024
Hyrje
Në vitin 2023 u mbushën 10 vjet nga fillimi i programit të parëtë studimit Master Profesional në Arkitekturë Peizazhi dhenjëkohësisht ishte 10–vjetori i emërtimit të departamentit tonësi Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit(Teqja Z; Dennis S. 2016; Teqja 2023). Gjithashtu në shtator tëvitit të kaluar u diplomuan studentët e parë të cilët kryen njëcikël të plotë 5–vjeçar studimi në arkitekturë peizazhi. Këtë vit akademik për herë të parë filloi zbatimi i programit tëdiplomës duale në arkitekturë peizazhi me Universitetin e Viterbos, Itali. Këto përbëjnë arritje të rëndësishme përdepartamentin tonë të cilat ja ka vlejtur që të festoheshin. Megjithë arritjet e padiskutueshme në këtë fushë, arkitektura e peizazhit, si një profesion krejt i ri përballet me një sërësfidash, kapërcimi i të cilave kërkon angazhimin serioz si tëdepartamentit ashtu edhe të gjithë Univeritetit Bujqësor tëTiranës (Teqja, Z; Dervishaj A. 2020; Teqja Z; Karaj A. 2022).Kjo platformë synon pikërisht adresimin e këtyre sfidave.
Platforma është përgatitur mbështetur në diskutimet e zhvilluara në seanca të veçanta të Takimit të Përgjithshëm tëKëshillit Europian të Shkollave të Arkitekturës së Peizazhit(ECLAS), mbajtur në Lubjanë, Slloveni në Shtator 2022 dhenë Brno, Republika Çeke, në Shtator 2023. Disa nga idetëkryesore dhe skicat e përfshira në këtë dokument janë bazuarnë prezantimet e Prof. R. Stiles nga Universiteti Teknik iVienës, me bashkëautorë E. Mertens, Universiteti i shkencavetë aplikuara Neubrandenburg, Gjermani dhe N. Karadeniz ngaUniversiteti i Ankarasë Turqi (Stiles, R et al 2023) dhe janëpërdorur me lejen e autorit. Platforma është prezantuar përherë të parë në një leksion të hapur të mbajtur në UBT, më 20 Nëntor 2023 dhe u miratua në mbledhjen e Departamentit tëHortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit më 13 Mars 2024.
Kuadri i përgjithshëm dhe koncepti bazë i platformës
Pavarësisht sukseseve të arritura gjatë dekadës së fundit dhesensibilizimit në rritje për nevojën e kopshteve, parqeve dhe tëgjelbërimit, duhet pranuar që publiku i gjerë, politikanët dhemedia nuk e kanë akoma nivelin e duhur të kuptimit mbiprofesionin e arkitektit të peizazhit dhe për rolin e rëndësishëm që ky profesion pritet të luajë në shumë aspektetë jetës dhe veprimtarisë së vendit tonë. Një pjesë e mirë e opinionit të gjerë publik e shikon këtë profesion më shumë sinjë profesion për zbukurimin e mjedisit se sa një profesion qëkujdeset për cilësinë e jetës dhe të mjedisit ku ne jetojmë. Pra, ndërkohë që shumica e arkitektëve të peizazhit dhe stafetakademike të lidhura me profesionin, e dinë se sa irëndësishëm është ky profesion për të adresuar ndikimet e shumë prej krizave me të cilat përballet shoqëria aktualisht,situata jashtë botës akademike është krejt tjetër. Për këtë arsyekërkohet që krahas vetëvlerësimeve për arritjet, të dalim ngaflluska jonë akademike dhe të reflektojmë për të gjetur shkaqetse pse shoqëria në përgjithësi nuk e ka atë vlerësim që ne do tëdëshironim për profesionin e arkitektit të peizazhit. Njëmënyrë për ta ndihmuar këtë proces reflektimi është që tëkuptojmë se si është situata në disa fusha të tjera që janëdukshëm më të suksesshme, dhe si të përpiqemi të ndërtojmënjë nivel kuptimi dhe pranimi publik të ngjashme me këtofusha.
Mund të konstatohet që të gjitha profesionet e suksesshmejanë të vendosura mirë në një kontekst më të gjerë shoqërornga i cili varet suksesi i tyre përfundimtar. Kështu disiplinatdhe profesionet të cilëve ato u shërbejnë, janë në qendër të njërrjeti marrëdhëniesh të ndërsjellta me fusha të ndryshme, duke arritur shumë përtej vetë disiplinave akademike. Ekosistemet e tyre mbështetëse sigurojnë dukshmërinë e vazhdueshme tëkëtyre disiplinave, duke siguruar një nivel të kënaqshëm tëkuptimit dhe pranimit nga publiku, ndërkohë që infrastrukturaqë i mbështet nuk është shumë e dukshme.
Nëse e shikojmë në mënyrë skematike ekosistemin që qëndronpas arkitekturës së peizazhit, mund të dallojmë së pari zonënqë e rrethon disiplinën brenda mjedisit të saj akademik. Kjoështë zona e Komfortit Akademik dhe ajo e afërt me profesionin dhe industritë e lidhura me të. Ndërkohë që njohja, kuptimi dhe pranimi në këtë zonë janë në një nivel tëkënaqshëm, për të adresuar shtresat kritike shoqërore dheproblematikat kritike aktuale, është shumë e nevojshme që kynivel të jetë edhe në shoqërinë civile dhe në media. Kjoplatformë është një reflektim kritik mbi hendekun që ekzistonmidis perceptimit të vetë disiplinës për potencialin e saj përadresimin e shumë prej sfidave të sotme shoqërore dhemënyrës aktuale me të cilën arkitektura e peizazhit shihet ngashoqëria në përgjithësi.
Platforma është ndërtuar mbi konceptin që për të qenë tësuksesshëm në Zonën e ndikimit mbi institucionet vendimmarrëse dhe që të ndikohet mbi politikat dhe legjislacionin,duhet që së pari të arrihet Zona më e gjerë e Shoqërisë osendryshe publiku i gjerë. Qasja e zgjedhur është fokusimi nëzbulimin dhe mbështetjen e strukturave normalisht tëpadukshme shoqërore në të cilat duhet të pozicionohet njëdisiplinë profesionale duke ndërtuar një model të thjeshtë tëkëtyre strukturave dhe të ndërveprimeve të tyre të ndërsjella. Kjo bën të mundur që të arrijmë të kuptojmë situatënkomplekse sociale dhe institucionale që lidhet me arkitekturëne peizazhit, ndërkohë që platforma është fleksibël për t’uzgjeruar në mënyrë që të mund të analizohet sa më mirë edhestruktura e detajuar e fushave të ndryshme dhe ndërlidhjet e tyre.
Të gjitha disiplinat e suksesshme dhe profesionet që ata u shërbejnë lidhen me një kontekst më të gjerë shoqëror. Ështëky ekosistem mbështetës, po aq sa kredencialet e tyreakademike, që siguron dukshmërinë e tyre të vazhdueshmedhe mbështet perceptimin publik për profesionin. Pika fillestare për këtë hetim të “ekosistemeve shoqërore”normalisht është bota akademike, e cila krijon atë që mund tëquhet “zone e rehatisë akademike”.
Në distancë nga kjo zonë, në një pjesë tjetër kryesisht tëpavarur, janë politikanët të cilët, të paktën në rastin e arkitekturës së peizazhit, aktualisht nuk e njohin potencialin e saj për zgjidhjen e problemeve që ka vendi. Midis këtyre dyfushave qëndron një hendek i cili është e domosdoshëm që tëkalohet (Figura 1).
Figura 1 Hendeku midis botës akademike dhe nivelevevendim marrëse dhe të pushtetit mund të mbushet nganjohja dhe mbështetja e infrastrukturës së padukshmendërmjet tyre (Përshtatur nga Stiles R et al 2023)
Përpjekja për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta midis dy zonaveështë jo vetëm e vështirë por edhe nëse është e sukseshsme do të ofrojë rezultate të paqëndrueshme. Platforma propozon qëpër të kapërcyer këtë hendek, është e nevojshme tëkonceptohet, projektohet, mbështetet dhe të përdoretekosistemi infrastrukturor i padukshëm që shtrihet midis tyre(Figura 2).
Figure 2 Ekosistemi profesional brenda kontekstitshoqëror (Përshtatur nga Stiles, R et al 2023)
Siç tregohet në figurën 2, fqinjët më të afërt të botësakademike, që janë profesioni dhe industria e lidhur me të,shtrihen brenda një zone rreth botën akademike të arkitekturëssë peizazhit, ku lidhjet normalisht, janë më të forta dhe më tëshpeshta. Përtej kësaj zone shtrihen dy “nënsisteme” me rëndësi të madhe: shoqëria civile dhe media, të cilat zënë atëqë mund të përshkruhet si zona e “shoqërisë më të gjerë”. Kjozonw është komplekse dhe ndërlidhjet e saj janë të gjera. Këto“nënsisteme” lidhen me “zonën e pushtetit dhe të ndikimit”, e cila në planin afat gjatë shprehet nëpërmjet institucioneve dhelegjislacionit që miratohet.
Modeli i “ekosistemeve profesionale” që rezulton brendakontekstit të tij shoqëror (shih figurën 2) përfshin katër çiftefushash: (i) Mësimdhënia dhe kërkimi; (ii) Industria dhesektori privat; (iii) Shoqëria civile dhe media; (iv) Politika dheLegjislacioni e institucionet. Këto fusha janë të gjitha tëndërlidhura dhe krijojnë katër “zona”. Edhe pse shumë ithjeshtuar, modeli ka avantazhin se qartëson atë që po e quajmë “infrastrukturë të padukshme” e cila zakonisht mbetete fshehur ose pa vëmendjen e duhur. Modeli bën të munduredhe analizën e detajuar të kësaj infrastrukture. Natyra e përgjithësuar e modelit na lejon që ta përdorim atë për tëkrahasuar rolin shoqëror të arkitekturës sw peizazhit me atë tëprofesioneve të ndryshme apo të krahasojmë situatat në vendetë ndryshme, për të kuptuar kështu arsyet e suksesit apo të mossuksesit në ushtrimin e ndikimit social dhe politik.
Të mësojmë nga përvoja e profesioneve të tjera
Edhe pse gjatë viteve të fundit arkitektura e peizazhit ka arriturnjë farë suksesi brenda botës akademike, të diplomuarit qëhyjnë në këtë profesion nuk kanë të njëjtin nivel njohje dhepranimi nga shoqëria si disa nga kolegët e tyre studentë nëdisiplina të tjera.
Po pse arkitektura e peizazhit nuk gëzon nivelin e suksesitprofesional që mund të pritej? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjenjë mënyrë e arsyeshme është që ta krahasojmë atë me profesionet më të suksesshme sot në Shqipëri dhe të nxjerrimmësime prej tyre. Ndër këto profesione mund të analizojmëmjekësinë dhe arkitekturën. Këto dy profesione janë themeluarprej kohësh dhe respektohen gjerësisht nga publiku.
Bazuar në konceptin e shpjeguar më sipër, Figura 3 tregonekosistemin e profesionit të mjekut, kurse figura 4 tregonekosistemin e profesionit të arkitektit.