QUMËSHTI I BLETËS, SUPERUSHQIM PËR SUPERFUQI

Qumështi i bletës prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën gjatë gjithë kohës së rritjes së saj. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.
Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë. Është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe mund të përdoret edhe për maska bukurie.
Qumështi i bletës rrit imunitetin, shton oreksin, forcues, stimulon rritjen, dhe përmban faktorë antibiotik kundër baktereve, si Escherechia Coli. Është ideal në çdo moment kur keni dobësim trupor për arsye të ndryshme, kur keni kaluar stres, kur bëni aktivitete të forta fizike, kur nuk ushqeheni mirë, madje edhe nëse keni kaluar apo jeni duke kaluar ndonjë infeksion të çdo shkalle.

Përbërësit e xhelatinës mbretërore apo qumështit të bletës:

Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun.
– Enzima dhe derivatet e tyre.
– Sheqer: fruktozë dhe glukozë.
– Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit.
– Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan.
– Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.
– I pasur me Acetyle Cholin, i cili është i domosdoshëm për përcjelljen e ngacmimeve nervore.
– Përmban lëndën Inositol, e cila vepron në heqjen e yndyrës nga mëlçia, në pakësimin e kolesterolit në gjak, si dhe është i domosdoshëm në ruajtjen e shëndetit të flokut.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

Qumështi i bletës shërben për kurimin e shumë sëmundjeve dhe mund të përdoret nga çdo person, që nga fëmijët e vegjël e deri tek moshat e thyera. Perdorimi i qumështit të bletës rekomandohet të bëhet esëll në mëngjes, duke e vendosur nën gjuhë. Arsyeja e vendosjes nën gjuhë është se aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë përthithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak. Mënyra e marrjes bëhet me anë të lugës plastike. Ndërsa zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëherë me shumë se një muaj.

Qumështi i bletës përdoret:
a) Për të rriturit: 500-1000 mg në ditë
b) Për fëmijët: 30-50% e dozës së të rriturve
– Këshillohet që pas shërimit nga sëmundja, të mos përdoret për një apo dy muaj.
– Doza e përshtatshme për përdorim të përgjithshëm është 1-2 gram nga qumështi i bletës i freskët i përzierë me 100 gram mjaltë blete, dhe të hash nga një lugë dy herë në ditë, një orë para buke.

Kura

Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Ruajtja dhe rezervimi:
1. Qumështi i freskët i bletës ruhet në frigorifer, në temperaturë -20°C.
2. Kapsullat dhe qumështi i tharë i bletës ruhet në temperaturën normale të dhomës.

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

1. Aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzanisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”, dhe aktivizon gjëndrën mbiveshkore.
2. Forcon sistemin riproduktiv duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).
3. Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatit.
4. Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë.
5. Pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak.
6. Kuron aneminë sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh.
7. Korrigjon sekrecionet e yndyrave të lëkurës për t’i normalizuar ato dhe nxit asimilimin e ushqimit brenda qelizave të lëkurës.
8. Luan rol antibiotik dhe antimukozë. Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese (ngjitëse).
9. Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.
10. Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi.
11. Në lidhje me të sëmurët nga urina diabetike, ushqimi i bletës mbretëreshë përmirëson përfitimin nga glukoza, prodhon fuqi dhe shton nxjerrjen e hormonit insulinë në qelizat beta të pankreasit.
12. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Vonon shenjat e mplakjes që shfaqen në organet e trupit dhe në lëkurë, si rezultat i përmbajtjes së lartë të Vitaminës B, dhe veçanërisht të Vitaminës B5, që ndryshe quhet Pantothenic Acid.
13. Qumështi i bletës ka ndikim rrënjësor në stabilitetin nervor dhe shpirtëror, sepse rrit konsumimin e oksigjenit nga truri dhe kjo bën që të pakësohet pikëllimi dhe të shtohet përqëndrimi, gatishmëria dhe rezistenca.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret

-Hipertiroidisëm
-Diabet
-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
-Sëmundje kronike të mushkërive
-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
-Sëmundje të veshkave
-Artrite reumatoide
-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
-Kancer
-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë
-etj

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të qumështit të bletës:

Ekzistojnë disa sëmundje, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun e tyre para përdorimit të qumështit të bletës. Këto raste janë:
– Të sëmurët me astmë.
– Ata të sëmurë që mund t’ju shkaktohet alergji nga disa përbërës të qumështit të bletës.
– Gjendjet e rënda kancerore.
– Të sëmurët me tension të lartë të gjakut.
– Të sëmurët që vuajnë nga ulçerat dhe infeksionet e aparatit tretës dhe nga mbi aktiviteti i gjëndrave.
– Foshnjat që pinë gji (nën dy vjeç)

Efektet anësore
Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin.
Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, sepse është e pamundur tretja e qumështit.

Na Ndiqni në: