DITA E TOKËS: ÇFARË ËSHTË DITA E TOKËS, KUR BIE NË KALENDAR DHE PSE ËSHTË E RËNDËSISHME SI DITË?

Dita e Tokës është një nga lëvizjet më të mëdha të protestavemjedisore në mbarë planetin tonë. Ajo daton në vitin 1970 dhe si e tillë zhvillohet më datën 22 prill të çdo viti. Rreth 1 miliard njerëz nga më shumë se 190 vende bashkohen në organizime të ndryshme si marshime, protesta, projekte apoiniciativa mjedisore me synim mbrojtjen e planetit. Ja si i përshkroi aktivitetet e mbajtura në kuadrin e Ditës së Tokës në vitin 1970 prezantuesi i US TV Walter Cronkite  “Përshëndetje, një ditë unike në historinë e njerëzimit po agon. Një ditë e shënuar në kalendar që po dëshmon një “lëvizje dhe vërshim mbarëkombëtar të njerëzimit” në kërkim të mbijetesës së vet.”

Çfarë është Dita e Tokës dhe pse mbahet në Prill?

Dita e Tokës është një ditë ndërkombëtare kushtuar planetit tonë. Si e tillë, ajo tërheq vëmendjen e njerëzimit ndaj problemeve që lidhen me mjedisin dhe si e tillë promovon kauza mjedisore si konservimin dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore. Çdo 22 prill rreth 1 miliard njerëz në më shumë se 190 vende ndërmarrin veprime apo aksione për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj krizës klimatike duke kërkuarndryshimin e sjelljes njerëzore në të mirë të mjedisit. Këtë vit Dita e Tokës kremton 52 vjetorin e saj.

Çfarë ndodh aktualisht në Ditën e Tokës?

Pjesëmarrja qytetare në Ditën e Tokës mund të marrë shumë forma përfshirë realizimin e projekteve të vogla në kushtetet e shtëpisë, ose realizimin e mini-projekteve në klasë, si mbjellja e bimëve në kopësht, apo pastrimi i mbeturinave në lagje dhe në rrugë. Njerëzit, gjithashtu, organizojnë punë vullnetare për mbjelljen e pemëve duke j’u bashkuar projekteve ekologjike, pse jo edhe protestave apo marshimeve në rrugë me fokusndryshimet klimatike. Mund të ndërmerren gjithashtu fushata dhe projektet zyrtare në Ditën e Tokë, të cilat synojnë rritjen endërgjegjësimit mjedisor për të adresuar çështje të tilla si shpyllëzimi, humbja e biodiversitetit dhe sfida të tjeramjedisore.

Si startoi Dita e Tokës?

Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve dhe qytezave të SHBA-së më 22 prill 1970 në protesta masive kundërshkatërrimit, që po i bëhej planetit dhe burimeve të tij. Në kulmin e demonstratave, protestuesit ndaluan trafikun në Bulevardin e Pestë, një bulevard i zhurmshëm që gëlon me trafik të pandërprerë në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa studentët organizuan protestën e tyre duke u ulur në tokë të shtirur si të vdekur (eng. die-in) në aeroportin Logan pranë Bostonit.

Ndikimi mjedisor si rezultat edhe i bumit të konsumatorëve të pasluftës kishte filluar të ndihej shumë në ato vite. Rrjedhjet e naftës në det, ndotja e fabrikave, derdhjet e mbetjeve toksike dhe kërcënime të tjera ekologjike ishin gjithnjë e më shumë në rritje dhe legjislacioni në fuqi, për t’i parandaluar ato, ishte i pakët ose inekzistent.

Protestat e organizuara mblodhën së bashku njerëz nga të gjitha sferat e jetës amerikane – që përbënin rreth 10% të popullsisë amerikane – për të demonstruar dhe për të shprehur kërkesat e tyre për ndryshim të qëndrueshëm. Faqja e internetit e Ditës së Tokës e quan atë ditë “lindjen e lëvizjes moderne mjedisore”.

Çfarë i shkaktoi protestat në rrugë në vitin 1970?

I shqetësuar për rritjen e nivelit të pakontrolluar të shkatërrimit të mjedisit, senatori Gaylord Nelson nga Wisconsin sugjeroi në vitin 1969 organizimin e një sërë”diskutimesh informale” në kampuset universitare në të gjithë SHBA-të me synim rritjen e ndërgjegjësimit ndajkërcënimeve mjedisore.

Nelsonit iu bashkua kongresmeni Pete McCloskey dhe aktivisti Denis Hayes për organizimin e këtyre “diskutimeve informale”. Ishte pikërisht ky momenti, që grupi shpejt pranoi dhe njohu një mundësi të re që zërin e tyre dhe apelin e aktiviteteve ta përcillnin përtej trupës studentore. Aktivitetet e reja në kuadrin e protestës së Ditës së Tokës tërhoqën vëmendjen dhe mbështetjen e medias kombëtare dhe të rreth 20 milionë amerikanëve nga të gjitha moshat dhe spektri politik, si dhe nga profesione dhe grupe të ndryshme të ardhurash.

Çfarë arritën protestat e vitit 1970?

Demonstratat e Ditës së Tokës lanë gjurmë të pashlyeshme në politikën amerikane. Aty nga fundi i vitit 1970 u krijua Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dhe po atë vit u iniciuan një seri ligjesh me synim mbrojtjen e mjedisit. Këtoligje përfshin Aktin Kombëtar të Edukimit Mjedisor, Ligjin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Ligjit e Ajrit të Pastër. Me të njëjtën frymë u vijua shpejt me hartimin  e legjislacionit për mbrojtjen e cilësisë së ujit, mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe vendosjen e kontrolleve ndaj përdorimit të kimikateve dhepesticideve të dëmshme.

Kur u ndërkombëtarizua Dita e Tokës?

Dita e Tokës kapërceu kufijtë e SHBA-së në vitin 1990. Rreth 200 milionë njerëz nga 141 vende ju bashkuan përpjekjeve dhe aksionit për të nxitur riciklimin e mbetjeve në mbarë botën në vitin 1991, duke hapur rrugën për organizimin e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin dhe Zhvillimin në vitin 1992 në Rio de Zhaneiro, Brazil. Ky “Samit i Tokës”, siç u bë i njohur në literaturën e kohës, çoi në krijimin e Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe krijimin e Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik, si dhe në krijimin e Komisionit për Zhvillimin e Qëndrueshëm përgjegjës për të monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e marrëveshjeve të Samitit të Tokës.

Pse është e rëndësishme Dita e Tokës sot?

Ndërsa mijëvjeçari po trokiste në planetin tokë, Denis Hayes dhe “Lëvizja e Ditës së Tokës e kthyen vëmendjen e tyre drejt realitetit tronditës të krijuar nga kriza klimatike me një mesazh të qartë për liderët botërorë: “lyspet të merren masa dhe veprime urgjente për të adresuar ngrohjen globale”.

Ky është një mesazh po aq i rëndësishëm edhe në ditët e sotme. Raporti i fundit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike thotë “se pa veprime të mëtejshme e të menjëhershme për të frenuar emetimet e gazrave serrë, bota është në rrugën e duhur për të regjistruar temperatura 3.2°C mbi nivelet para-industriale. Ky nivel ngrohjeje do të ishte katastrofik për planetin tonë dhe për gjithë botën e gjallë përfshirë këtu edhe njerëzit”.

Tani me përmasat e një lëvizjeje vërtet globale, Dita e Tokësështë kthyer në një dritë orientuese në luftën e njerëzimit kundër ndryshimeve klimatike, ku përmes forumeve për çështjet mjedisore po rritet ndërgjegjësimi i njerëzimit për të marrë në dorë fatet e planetit tokë.

Burimi: World Economic Forum

Përshtati:  Prof. Asoc. Arjan Shumeli

Shto Koment

Na Ndiqni në: