Rimëkëmbja prej COVID-19 është një mundësi për të transformuar bujqësinë globale

Kriza e COVID-19 ka nxjerrë në pah rreziqet e dietave jo të shëndetshme dhe brishtësinë ekstreme të sistemit global të ushqimit.
Ajo prek në mënyrë disproporcionale njerëzit që janë mbipeshë, diabetikë ose vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare – të gjithakëto janë të lidhura me dietat e dobëta.
Rindërtimi ekonomik që do të pasojë pandeminë është një mundësi për të siguruar ushqim dhe shëndet më të mirë për të gjithë.

      Kriza e COVID-19 ka nxjerrë në pah rreziqet e dietave jo të shëndetshme dhe brishtësinë ekstreme të sistemit global të ushqimit. Ajo prek në mënyrë disproporcionale njerëzit që janë mbipeshë, diabetikë ose vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare – të gjitha këto janë të lidhura me dietat e dobëta. Rindërtimiekonomik që do të pasojë pandeminë është një mundësi për të siguruar ushqim dhe shëndet më të mirë për të gjithë.

     Pandemia e COVID-19 duhet të na shtyjë të ripërcaktojmë se si e ushqejmë njerëzimin.  Bota tani ka një mundësi unike për të miratuar masa afatgjata për të promovuar dieta më të shëndetshme, për të inkurajuar fermerët të prodhojnë një gamë më të gjerë ushqimesh dhe për të forcuar bashkëpunimin midis sektorëve të shëndetit publik, ushqimit dhe bujqësisë.  Dhekërkimi bujqësor mund të luajë një rol jetik në transformimin e sistemeve ushqimore dhe për t’i bërë ato më të qëndrueshme dhe elastike.

    Nevoja për ndryshim është e qartë.  Si fillim, dietat e pashëndetshme janë një nga faktorët kryesorë të rrezikut që lidhen me vdekjet nga COVID-19.  Virusi SARS-CoV-2 prek në mënyrë disproporcionale njerëzit që janë mbipeshë, diabetikë ose vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare – të gjitha këto janë të lidhura me dietat e dobëta.

    Kjo krizë ka ekspozuar gjithashtu brishtësinë ekstreme të sistemit global të ushqimit.  Masat e distancimit social dheizolimit për të frenuar përhapjen e virusit kanë ulur ndjeshëm të ardhurat e njerëzve dhe rrjedhimisht kërkesën globale për ushqim.  Rënia që rezulton në çmimet e ushqimeve midis janarit dhe majit 2020, ka ndikuar thellësisht mbi jetesën e qindra mijëra fermerëvetë vegjël në mbarë botën.

   Për më tepër, mbyllja e restoranteve dhe shkollave, ndërprerjet logjistike dhe mungesa e fuqisë punëtore nga emigracioni, nevojshëm për të vjelur të korrat, kanë shkaktuar sasi të mëdha të prodhimit bujqësor të çuar dëm prej mungesës kësaj force punëtore.  Shumë fermerë janë gjithnjë e më të pasigurt për fillimin e një cikli të ri kulture, megjithëse disa prodhues shumë konkurrues kanë përparuar: për shembull, eksportet e sojës së Brazilit në Kinë arritën një rekord të lartë në pesë muajt e parë të 2020.

     Por, duke pasur parasysh brishtësinë e sistemit ushqimor, çdotkurrje shtesë e furnizimit ose kufizime të eksportit mund të ndryshojë me shpejtësi tendencat e fundit të çmimeve.  Çmimet e ushqimeve mund të rriten ndjeshëm, duke dëmtuar më tej sigurinë globale të ushqimit.

   Situata është aq kritike saqë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se të paktën 14.4 milionë njerëz në 101 vendet neto importuese të ushqimit, mundtë kequshqehen si rezultat i krizës ekonomike të shkaktuar ngaCOVID-19.  Në një skenar ekstrem, kjo mund shkojë një reduktim prej dhjetë pikë përqindjeje në rritjen reale të PBB-së globale në vitin 2020 – ky total rritet në 80.3 milionë.

    Prandaj, në plan afatshkurtër, qeveritë jo vetëm që duhet të ofrojnë mbështetje financiare për individët dhe firmat e prekuranga pandemia, por edhe të veprojnë për të parandaluar një krizë ushqimore.  Në vend që të ndërpresin tregtinë, politikëbërësit duhet ta lehtësojnë atë dhe të përmirësojnë koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet prodhuesve dhe blerësve të ushqimit, veçanërisht në nivel lokal.

    Masat afatgjata duhet të përfshijnë promovimin e të ushqyeritmë të shëndetshëm.  Në 60 vitet e fundit, dietat globale janë bërë më homogjene dhe janë dominuar gjithnjë e më shumë ngaushqimet bazë që janë të pasura me energji dhe të ulëta në mikroushqyesa.  Tre kulturatorizi, misri dhe gruriofrojnë më shumë se 50% të kalorive që njerëzit fitojnë nga bimët.  Njerëzit në përgjithësi, por kryesisht më të varfërit, nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqime të pasura me lëndë ushqyese si frutat, arrat, farat dhe drithërat.  Dhe rreth 11 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i dietave jo të shëndetshme.

    Identifikimi i llojeve të kulturave ushqyese që mund të rifuten në dieta ngelet përparësi kryesore.  Për shembull, kuinoa (një drithër shumë ushqyes për të cilën ka kërkesa në rritje) dhe kikirikët përmbajnë proteina me cilësi më të lartë se shumica e drithërave kryesore dhe mund të rriten në mjedise të ashpra.  Hulumtimi i mëtejshëm mund të rezultojë në rendimente më të larta dhe çmime më të ulëta, duke mundësuar që produkte të tillatë bëhen më të disponueshme.  Qeveritë dhe donatorët mund të ndihmojnë duke caktuar më shumë fonde për prodhuesit vendas të këtyre dhe shumë kulturave të tjera veçanta.

    Për më tepër, studiuesit mund të përdorin metoda tradicionale të mbarështimit të bimëve për të përforcuar biologjikisht kulturat që dominojnë dietat aktuale, veçanërisht ato të popullatave më të varfra.  Ky përforcim nënkupton zhvillimin e kultivarëve të pasurme lëndë ushqyese nëpërmjet kryqëzimit selektiv të një varietetime lëndë ushqyese të lartë me varietete me rendiment më të lartë.  Kjo përfshin përdorimin e tipareve gjenetike të mijëra varieteteve të kulturave që ruhen në bankat e gjeneve ose ekzistojnë ende në peizazhet e vendeve të tyre të origjinës.

     Rregullimet nga ana e ofertës nuk duhet të mbarojnë këtu, sepse prodhimi i ushqimit është shtytësi kryesor i degradimit të mjedisit dhe humbjes së biodiversitetit.  Bujqësia përdor sasi të mëdha të ujërave të ëmbla, përbën 30% të emetimeve globale të gazrave serrë dhe shkatërron habitatet natyrore për t’i lënë vend bagëtive dhe të korrave.  E megjithatë, kërkimi bujqësor është fokusuar prej kohësh në rritjen e produktivitetit dhe joqëndrueshmërisë, me investime të orientuara drejt zhvillimit të farave më të mira, kafshëve më rezistente ndaj sëmundjeve dheteknikave më efikase të prodhimit për një numër të vogël specieshbimore dhe shtazore.  Qeveritë e kanë inkurajuar këtë prirje me mbështetje financiare, standarde rregullatore dhe marrëveshjetregtare.

    Por gara për të prodhuar dhe dhënë kalori të lira ka shkaktuardëme kolaterale, kryesisht në aspektin e ushqyerjes dhe zhvillimit lokal.  Për shkak se “gara e kalorivembështetet në zinxhirët e vlerës që fokusohen në disa produkte bazë nga një numër i kufizuar vendesh, shumë vende të tjera janë bërë importues neto të ushqimit.  Pandemia ka nxjerrë në pah varësinë e tyre të tepruardhe të brishtë nga disa prodhues të vendosur mijëra milje larg dhenënvizoi nevojën për zinxhirë vlerash më të shkurtër dhe më të ndryshëm.

      Modeli aktual i prodhimit të ushqimit nxitet gjithashtu nga rreth 600 miliardë dollarë subvencione vjetore për fermerët, kryesisht në ekonomitë e përparuara.  Skema të tilla gjenerojnë ofertë të tepërt dhe çmime më të ulëta, duke kufizuar kështuprodhimin e ushqimit në vendet që nuk kanë kapacitetin fiskal për të mbështetur fermerët e tyre.

      Prerja e kësaj nyje gordiane kërkon veprime vendimtare në disa fronte.  Ne kemi nevojë për kërkime shtesë për produktet ushqimore që mund të mbështesin një dietë më të larmishme dhemë të shëndetshme;  ekonomitë në zhvillim në zhvillim mund të prodhojnë shumë prej tyre.  Politikëbërësit duhet gjithashtu të nxisin sisteme rigjeneruese të prodhimit që promovojnë biodiversitetin dhe përmirësojnë cilësinë e tokës dhe ujit, gjë që do të kontribuonte ndjeshëm në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.  Qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të duhet të marrin drejtimin në formimin e një mjedisi institucional që mundëson këto ndryshime të gjera në axhendën e kërkimit bujqësor.

     Pandemia ka nënvizuar nevojën urgjente për të transformuar bujqësinë.  Dhe rindërtimi ekonomik që do të pasojë, përfaqëson një mundësi perfekte për të siguruar ushqim dhe shëndet më të mirë për të gjithë.

 

 

Përshtati: Erion Shehu

 

Burimi: https://www.weforum.org/agenda/2020/06/the-pandemic-must-transform-global-agriculture

Shto Koment

Na Ndiqni në: