Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Univeritetin Bujqësor të Tiranës priti në një leksion të hapur Z. Alban Zusi, President i AZ Group, me temë “Sistemet e sigurisë ushqimore”.

Gjatë fjalës së tij, Z. Zusi teksa bashkëbisedoi me studentët mbi sigurinë ushqimore, identifikimin e rreziqeve dhe të mbetjeve, ai u bëri thirrje studentëve të punonin fort për aftësimin e vetes në profilet akademike që kanë zgjedhur në UBT, pasi kanë fatin të jenë ekspertët e kërkuar në tregun e punës të së ardhmes.
Ai i la rrugë të hapur studentëve të UBT për t’u bërë pjesë në biznesin e tij me kontributin e tyre dhe marrjen e aftësive praktike përmes intershipeve apo punësimit.
Ky takim forcon akoma më tej  bashkëpunimin që UBT ka ndërmarrë më herët me AZ Group, duke treguar edhe një herë punën e palodhur që ky institucion po bën për të ndërtuar dhe fuqizuar lidhjet me palën e tretë për ofrimin e njohurive, ekspertizës dhe të specialistëve të rinj në sektorin bujqësor në vend.

Na Ndiqni në: