Platformë e promovimit të arkitekturës së peizazhit në Shqipëri

Zydi Teqja
Kryetar i Grupit Mësimor dhe Kërkimor në Arkitekturë Peizazhi
Miratuar në mbledhjen e Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, më 13 Mars 2024
Hyrje
Në vitin 2023 u mbushën 10 vjet nga fillimi i programit të parë të studimit Master profesional
në Arkitekturë Peizazhi dhe njëkohësisht ishte 10 vjetori i emërtimit të departamentit tonë si
Departament i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit (Teqja Z; Dennis S. 2016; Teqja
2023). Gjithashtu në shtator të vitit të kaluar u diplomuan studentët e parë të cilët kryen një
cikël të plotë 5 vjeçar studimi në Arkitekturë peizazhi. Këtë vit akademik për herë të parë
filloi zbatimi i programit të diplomës duale në Arkitekturë peizazhi me Universitetin e
Viterbos, Itali. Këto përbëjnë arritje të rëndësishme për departamentin tonë të cilat ja ka
vlejtur që të festoheshin. Megjithë arritjet e padiskutueshme në këtë fushë, arkitektura e
peizazhit, si një profesion krejt i ri përballet me një sërë sfidash, kapërcimi i të cilave kërkon
angazhimin serioz si të departamentit ashtu edhe të gjithë Univesritetit Bujqësor të Tiranës
(Teqja, Z; Dervishaj A. 2020; Teqja Z; Karaj A. 2022). Kjo platformë synon pikërisht
adresimin e këtyre sfidave.
Platforma është përgatitur mbështetur në diskutimet e zhvilluara në seanca të veçanta të
Takimit të përgjithshëm të Këshillit Europian të Shkollave të Arkitekturës së Peizazhit
(ECLAS), mbajtur në Lubjanë, Slloveni në Shtator 2022 dhe në Brno, Republika Çeke, në
Shtator 2023. Disa nga idetë kryesore dhe skicat e përfshira në këtë dokument janë bazuar në
prezantimet e Prof. R. Stiles nga Universiteti Teknik i Vienës, me bashkëautorë E. Mertens,
Universiteti i shkencave të aplikuara Neubrandenburg, Gjermani dhe N. Karadeniz nga
Universiteti i Ankarasë Turqi (Stiles, R et al 2023) dhe janë përdorur me lejen e autorit.
Platforma është prezantuar për herë të parë në një leksion të hapur të mbajtur në UBT, më 20
Nëntor 2023 dhe u miratua në mbledhjen e Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së
Peizazhit më 13 Mars 2024.
Kuadri i përgjithshëm dhe koncepti bazë i platformës
Pavarësisht sukseseve të arritura gjatë dekadës së fundit dhe sensibilizimit në rritje për
nevojën e kopshteve, parqeve dhe të gjelbërimit, duhet pranuar që publiku i gjërë, politikanët
dhe media nuk e kanë akoma nivelin e duhur të kuptimit mbi profesionin e arkitektit të
peizazhit dhe për rolin e rëndësishmëm që ky profesion pritet të luajë në shumë aspekte të
jetës dhe veprimtarisë së vendit tonë. Një pjesë e mirë e opinionit të gjerë publik e shikon këtë
profesion më shumë si një profesion për zbukurimin e mjedisit se sa një profesion që kujdeset
për cilësinë e jetës dhe të mjedisit ku ne jetojmë. Pra, ndërkohë që shumica e arkitektëve të
peizazhit dhe stafet akademike të lidhura me profesionin, e dinë se sa i rëndësishëm është ky
profesion për të adresuar ndikimet e shumë prej krizave me të cilat përballet shoqëria
aktualisht, situata jashtë botës akademike është krejt tjetër. Për këtë arsye kërkohet që krahas
vetëvlerësimeve për arritjet, të dalim nga flluska jonë akademike dhe të reflektojmë për të
gjetur shkaqet se pse shoqëria në përgjithësi nuk e ka atë vlerësim që ne do të dëshironim për
profesionin e arkitektit të peizazhit. Një mënyrë për ta ndihmuar këtë proces reflektimi është
që të kuptojmë se si është situata në disa fusha të tjera që janë dukshëm më të suksesshme,
dhe si të përpiqemi të ndërtojmë një nivel kuptimi dhe pranimi publik të ngjashme me këto
fusha.
Mund të konstatohet që të gjitha profesionet e suksesshme janë të vendosura mirë në një
kontekst më të gjerë shoqëror nga i cili varet suksesi i tyre përfundimtar. Kështu disiplinat dhe
profesionet të cilëve ato u shërbejnë, janë në qendër të një rrjeti marrëdhëniesh të ndërsjellta
me fusha të ndryshme, duke arritur shumë përtej vetë disiplinave akademike. Ekosistemet e
2
tyre mbështetëse sigurojnë dukshmërinë e vazhdueshme të këtyre disiplinave, duke siguruar
një nivel të kënaqshëm të kuptimit dhe pranimit nga publiku, ndërkohë që infrastruktura që i
mbështet nuk është shumë e dukshme.
Nëse e shikojmë në mënyrë skematike ekosistemin që qëndron pas arkitekturës së peizazhit,
mund të dallojmë së pari zonën që e rrethon disiplinën brenda mjedisit të saj akademik, Kjo
është zona e Komfortit Akademik dhe ajo e afërt me profesionin dhe industritë e lidhura me
të. Ndërkohë që njohja, kuptimi dhe pranimi në këtë zonë janë në një nivel të kënaqshëm, për
të adresuar shtresat kritike shoqërore dhe problematikat kritike aktuale, është shumë e
nevojshme që ky nivel të jetë edhe në shoqërinë civile dhe në media. Kjo platformë është një
reflektim kritik mbi hendekun që ekziston midis perceptimit të vetë disiplinës për potencialin
e saj për adresimin e shumë prej sfidave të sotme shoqërore dhe mënyrës aktuale me të cilën
arkitektura e peizazhit shihet nga shoqëria në përgjithësi.
Platforma është ndërtuar mbi konceptin që për të qenë të suksesshëm në Zonën e ndikimit mbi
institucionet vendim marrëse dhe që të ndikohet mbi politikat dhe legjislacionin, duhet që së
pari të arrihet Zona më e gjerë e Shoqërisë ose ndryshe publiku i gjerë. Qasja e zgjedhur është
fokusimi në zbulimin dhe mbështetjen e strukturave normalisht të padukshme shoqërore në të
cilat duhet të pozicionohet një disiplinë profesionale duke ndërtuar një model të thjeshtë të
këtyre strukturave dhe të ndërveprimeve të tyre të ndërsjella. Kjo bën të mundur që të arrijmë
të kuptojmë situatën komplekse sociale dhe institucionale që lidhet me arkitekturën e
peizazhit, ndërkohë që platforma është fleksibël për t’u zgjeruar në mënyrë që të mund të
analizohet sa më mirë edhe struktura e detajuar e fushave të ndryshme dhe ndërlidhjet e tyre.
Të gjitha disiplinat e suksesshme dhe profesionet që ata u shërbejnë lidhen me një kontekst
më të gjerë shoqëror. Është ky ekosistem mbështetës, po aq sa kredencialet e tyre akademike,
që siguron dukshmërinë e tyre të vazhdueshme dhe mbështet perceptimin publik për
profesionin. Pika fillestare për këtë hetim të “ekosistemeve shoqërore” normalisht është bota
akademike, e cila krijon atë që mund të quhet “zone e rehatisë akademike”
.
Në distancë nga kjo zonë, në një pjesë tjetër kryesisht të pavarur, janë politikanët të cilët, të
paktën në rastin e arkitekturës së peizazhit, aktualisht nuk e njohin potencialin e saj për
zgjidhjen e problemeve që ka vendi. Midis këtyre dy fushave qëndron një hendek i cili është e
domosdoshmë që të kalohet (Figura 1).
Figura 1 Hendeku midis botës akademike dhe niveleve vendim marrëse dhe të pushtetit mund të
mbushet nga njohja dhe mbështetja e infrastrukturës së padukshme ndërmjet tyre (Përshtatur
nga Stiles R et al 2023)
3
Përpjekja për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta midis dy zonave është jo vetëm e vështirë por
edhe nëse është e sukseshsme do të ofrojë rezultate të paqëndrueshme. Platforma propozon që
për të kapërcyer këtë hendek, është e nevojshme të konceptohet, projektohet, mbështetet dhe
të përdoret ekosistemi infrastrukturor i padukshëm që shtrihet midis tyre (Figura 2).
Figure 2 Ekosistemi profesional brenda kontekstit shoqëror (Përshtatur nga Stiles, R et al 2023)
Siç tregohet në figurën 2, fqinjët më të afërt të botës akademike, që janë profesioni dhe
industria e lidhur me të, shtrihen brenda një zone rreth botën akademike të arkitekturës së
peizazhit, ku lidhjet normalisht, janë më të forta dhe më të shpeshta. Përtej kësaj zone shtrihen
dy “nënsisteme” me rëndësi të madhe: shoqëria civile dhe media, të cilat zënë atë që mund të
përshkruhet si zona e “shoqërisë më të gjerë”. Kjo zone është komplekse dhe ndërlidhjet e saj
janë të gjera. Këto “nënsisteme” lidhen me “zonën e pushtetit dhe të ndikimit”, e cila në
planin afat gjatë shprehet nëpërmjet institucioneve dhe legjislacionit që miratohet.
Modeli i “ekosistemeve profesionale” që rezulton brenda kontekstit të tij shoqëror (shih
figurën 2) përfshin katër çifte fushash: (i) Mësimdhënia dhe kërkimi; (ii) Industria dhe sektori
privat; (iii) Shoqëria civile dhe media; (iv) Politika dhe Legjislacioni e institucionet. Këto
fusha janë të gjitha të ndërlidhura dhe krijojnë katër “zona”. Edhe pse shumë i thjeshtuar,
modeli ka avantazhin se qartëson atë që po e quajmë “infrastrukturë të padukshme” e cila
zakonisht mbetet e fshehur ose pa vëmendjen e duhur. Modeli bën të mundur edhe analizën e
detajuar të kësaj infrastrukture. Natyra e përgjithësuar e modelit na lejon që ta përdorim atë
për të krahasuar rolin shoqëror të arkitekturës e peizazhit me atë të profesioneve të ndryshme
apo të krahasojmë situatat në vende të ndryshme, për të kuptuar kështu arsyet e suksesit apo të
mos suksesit në ushtrimin e ndikimit social dhe politik.
Të mësojmë nga përvoja e profesioneve të tjera
Edhe pse gjatë viteve të fundit arkitektura e peizazhit ka arritur një farë suksesi brenda botës
akademike, të diplomuarit që hyjnë në këtë profesion nuk kanë të njëjtin nivel njohje dhe
pranimi nga shoqëria si disa nga kolegët e tyre studentë në disiplina të tjera.
Po pse arkitektura e peizazhit nuk gëzon nivelin e suksesit profesional që mund të pritej? Për
t’ju përgjigjur kësaj pyetje një mënyrë e arsyeshme është që ta krahasojmë atë me profesionet
më të suksesshme sot në Shqipëri dhe të nxjerrim mësime prej tyre. Ndër këto profesione
4
mund të analizojmë mjekësinë dhe arkitekturën. Këto dy profesione janë themeluar prej
kohësh dhe respektohen gjerësisht nga publiku.
Bazuar në konceptin e shpjeguar më sipër, Figura 3 tregon ekosistemin e profesionit të
mjekut, kurse figura 4 tregon ekosistemin e profesionit të arkitektit.
Figure 3 Në “ekosistemin e mjekësisë” të gjitha lidhjet janë të forta dhe ndikimi është i madh
(Përshtatur nga Stiles, R et al 2023)
Figure 4 Ekosistemi i profesionit të arkitektit (Përshtatur nga Stiles, R et al 2023)
Figurat 3 dhe 4 tregojnë qartë që ekosistemet e mjekut dhe të arkitektit janë shumë të plota në
lidhjet reciproke midis zonave dhe nënsistemeve që i përbëjnë ato. Kështu psh për të kuptuar
rolet relative të mjekësisë, arkitekturës dhe arkitekturës së peizazhit në perceptimin publik,
mjafton të përmendet numri i madh i telenovelave me mjekë apo arkitektë në krahasim me
mungesën totale të vetë temës së arkitekturës së peizazhit. Gjithashtu ka OJQ që përfaqësojnë
interesat e pacientëve, si dhe shumë profesione si infermierë, dentist etj, të cilat janë pjesë
5
integrale ekosistemit mjekësor, ndërsa megjithëse mund të ketë ndonjë shoqatë kopshtarie apo
amatorësh të luleve, ato nuk kanë ndonjë lidhje të qartë me arkitekturën e peizazhit.
Në fushën e legjislacionit dhe të institucioneve ndikimi i mjekëve dhe arkitektëve është shumë
i pranishëm. Mjafton të përmendim nevojën që kanë të gjithë qytetarët për të njohur,
respektuar apo plotësuar kërkesat ligjore për sigurimin shëndetësor apo nevoja që ata kanë për
procedurat ligjore të lejeve të ndërtimit, për të kuptuar se sa të pranishme janë këto profesione
në jetën e përditshme të të gjithëve.
Analiza e mësipërme mund të bëhet edhe për profesione të tjera. Gjithësesi pyetja që mund të
bëhet është: në një kohë kur arkitektura e peizazhit në Shqipëri sapo fillon të shfaqet si
profesion, a mund të bëhet diçka për ta bërë ekosistemin e këtij profesioni jo vetëm të
dukshëm por edhe aktiv dhe veprues në mënyrë që të ndihmohet kjo disiplinë e re dhe
profesioni përkatës që të dalë nga zona e rehatisë akademike dhe të bëhet pjesë e perceptimit
sa më pozitiv të opinionit të gjerë publik?
Të promovojmë arkitekturën e peizazhit.
Arkitektura e peizazhit është një profesion i ri krahasuar me mjekësinë apo arkitekturën. Por
nëse mund të argumentohet që këto profesione janë të përfshira kaq thellë në shoqërinë
bashkëkohore, për shkak të natyrës së tyre ekzistenciale, po kështu mund të argumentohet që
arkitektura e peizazhit ka diçka të rëndësishme për të kontribuar në adresimin e krizave
serioze me të cilat përballet shoqëria sot. Kështu shoqëria nuk duhet të presë shumë dekada të
tjera për maturimin e këtij profesioni por nga ne kërkohet veprim i shpejtë për promovimin e
profesionit në të gjitha nivelet duke bashkërenduar punën me të gjithë aktorët e interesuar dhe
gjithashtu duke bashkëpunuar edhe me institucione ndërkombëtare në nivel evropian.
Plani për këtë veprim mund të hartohet duke përdorur modelin e ekosistemit profesional të
përshkruar më sipër. Arritjet e fundit akademike, sugjerojnë që do të kishte kuptim të fillonim
pikërisht brenda “zonës së rehatisë akademike” dhe pastaj të kalohet në nënsistemet e tjera për
të forcuar lidhjet e fushave që përbëjnë ekosistemin. Forcimi i këtij rrjeti të lidhjeve nga zona
akademike, fushat e afërta dhe deri tek opinioni publik dhe media do të mundësojnë ndërtimin
e infrastrukturës së padukshme që mungon dhe në këtë mënyrë ta bëjmë arkitekturën e
peizazhit më të dukshme si për opinionin publik ashtu edhe për politikanët dhe institucionet
vendimmarrëse.
Figurat në vazhdim paraqesin në mënyrë skematike të gjitha nënsistemet që përbëjnë
ekosistemin e arkitekturës së peizazhit në vendin tone si dhe çështjet apo aktivitetet që e
karakterizojnë një nënsistem të caktuar. Figura 5 tregon disa nga aspektet kryesore që duhet të
karakterizojnë mjedisin tonë akademik në mënyrë që të rritet niveli i formimit të arkitektëve të
peizazhit.
Për të përmirësuar mjedisin akademik në pjesën e mësimdhënies është shumë e nevojshme që
të përmirësohet niveli i kualifikimit të pedagogëve, sidomos thellimi në fushën e arkitekturës
së peizazhit, raportet staf/student, të rritet cilësia e hapësirave të mësimit, sidomos të
hapësirave të dedikuara për mësimin në formatin studio, të rritet numri i publikimeve për
fushën e arkitekturës së peizazhit në Bibliotekën e UBT-së, të transformohet rrënjësisht
kopshti botanik.
Për pjesën e kërkimit kërkohet që të vazhdojë mbështetja me bursa kërkimi për pedagogët dhe
anëtarësimi në institucione akademike si dhe të mendohet për transformimin e GMK
arkitekturë peizazhi në një institute të mirëfilltë kërkimi.
6
Figura 5 Arritje dhe probleme në zonën akademike të arkitekturës së peizazhit në Shqipëri
(Përshtatur nga Stiles, R. et al 2023)
Në figurat 6, 7 dhe 8 paraqiten nënsistemet e industrisë dhe profesionit, të shoqërisë civile dhe
medias dhe të politikave, legjislacionit dhe institucioneve. Elementët e ilustruar në këto skica
janë komponentët kryesorë të planit të veprimit për zbatimin e platformës për promovimin e
arkitekturës së peizazhit në Shqipëri,
Figura 6 Nënsistemet e indistrisë dhe profesionit të arkitektit të peizazhit, që lidhen me
arkitekturën e peizazhit (Përshtatur nga Stiles, R. et al 2023)
Lidhur me nënsistemin e industrisë duhen konsoliduar marrëdhëniet e bashkëpunimit me të gjitha
fidanishtet e bimëve dekorative të vendit dhe me prodhuesit dhe tregtuesit e materialeve të tjera që
lidhen me arkitekturën e peizazhit. Të thellohet bashkëpunimi i deritanishëm lidhur me zhvillimin e
praktikave profesionale dhe të shikohen mundësitë për sponzorizime, bursa dhe bashkëpunime të tjera
me interes reciprok.
7
Kohët e fundit profesionistët e rinj të arkitekturës së peizazhit, kanë themeluar Shoqatën e Arkitektëve
Shqiptarë të Peizazhit. Kjo shoqatë pritet të jetë një nga aktorët më të rëndësishëm në promovimin
profesionit në Shqipëri. Ajo duhet mbështetur në rritjen e nivelit të saj dhe të kualifikohet në mënyrë
që në planin afat mesëm të anëtarësohet në Federatën Europiane të Arkitektëve të Peizazhit.
Duke komentuar figurën 7 mund të thuhet se ndërsa gjatë viteve të fundit janë bërë përpjekje
për të qenë prezent në median televizive dhe atë sociale, duhet bërë akoma më shumë për ta
rritur këtë prezencë dhe për të përmirësuar cilësinë e prezantimeve. Ndërkohë raportet me
shoqërinë civile dhe puna me sistemin arsimor parauniversitar si dhe për ndërgjegjësimin e
publikut për rëndësinë e arkitekturës së peizazhit janë fusha që kërkojnë akoma më shumë
vëmendje.
Figura 7 Nënsistemet e shoqërisë civile dhe medias dhe elementë të ndërhyrjes për të
përmirësuar raportet e tyre me arkitekturën e peizazhit (Përshtatur nga Stiles, R. et al 2023).
Figura 8 Zona e pushtetit dhe e sferave të influences (Përshtatur nga Stiles, R. et al 2023)
8
Mangësitë e evidentuara më sipër e gjejnë pasqyrimin në ndikimin e papërfillshëm që ka
profesioni aktualisht në të gjitha nivelet e vendim marrjes dhe të bërjes së politikave (Figura
8).
Në tabelat në vazhdim janë paraqitur masat e propozuara për zbatimin e kësaj platforme sipas
fushave të veprimtarisë dhe nënsistemeve që përbëjnë ekosistemin e arkitekturës së peizazhit.
Tabela 1. Çështje dhe aktivitete që parashikohen të zhvillohen në kuadër të zbatimit të
platformës për promovimin e profesionit të arkitektit të peizazhit
Fusha e
veprimtari-

Nën
sistemi Çështja/aktiviteti
Periudha
Afatshk
urtër
Afat
mesme
Afat
gjatë
Bota
akademike
Mësim
Programe Bachelor dhe Master 
Plan programe të miratuara 
Pedagogë të kualifikuar X X X
Raportet staf-student X X X
Diferencimi i brendshëm i disiplinës X X X
Tekste shkollore X X X
Hapësirë mësimore në studio X
Biblioteka X X X
Burime mësimore p.sh. ‘Laboratorë të
peizazhit’, Kopësht Botanik, X X X
Punëtoritë e Ndërtimit të Modeleve. X
Udhëtime në terren 
Shoqata akademike X
Akreditim akademik; Njohje
profesionale X X
Kërkim
Bursa kërkimi për pedagogë X X X
Pozicione pune në kërkim X X
Përfaqësim në këshillat kërkimor X X X
Anëtarësime në institucione akademike 
Programe financimi (Të dedikuara) X X
Programe doktorature 
Revista akademike të indeksuara X X
Institucione kërkimore X X
Infrastruktura e kërkimit X X
Konferenca shkencore X X
Shoqëria Industria Sponsorizime X X X
9
rreth botës
akademike Bursa  X X
Praktika profesionale  X X
Dhurim i paisjeve X X X
Praktikat më të mira dhe standardet
zyrtare X X X
Trajnime praktike X X
Profesioni
Konkurse projektimi X X
Revista profesionale X X
Rregullore profesionale X X
Anëtarësim në shoqata X X X
Institucione profesionale X X
Vizita të profesorëve X X X
Praktika të studentëve X X X
Sponsorizim i studentëve X X
Njohje e programeve X X
Çmime nderi X X X
Opinioni
publik
Shoqeria
Civile
Mësimdhënie në shkolla X X X
Këshilla për karrierë X X X
Statusi i profesionit X X X
Organizatat e shoqërisë civile X X X
Rritja e ndërgjegjësimit-opinionet e
qytetarëve X X X
Media Mbulim televiziv dhe radiofonik X X X
Gazetat dhe revistat X X X
Letërsi popullore X X X
Interneti dhe mediat sociale X X X
Marketing X X X
10
Pushteti
dhe sferat
e
influencave
Politikë
bërja
Bordet e fakulteteve X X X
Dekanë dhe zv. dekanë X X X
Anëtarë të Senatit akademik X X X
Komisionet e emërimeve X X X
Rektorë dhe Zëvendës Rektorë X X X
Legjisla-
cion dhe
Instituci-
one
Ministritë X X X
Legjislacioni X X X
Agjencitë e akreditimit X X X
Konsultime mbi projektligjet X X X
Përgjegjësi në pushtetin vendor X X X
OQ-të dhe OJQ-të X X X
PËRFUNDIME
Në kuadër të kësaj platforme, plan afat shkurtër nënkuptohet periudha deri në vitin 2027; plan
afatmesëm periudha deri në vitin 2030 dhe plan afatgjatë periudha pas vitit 2030
Territori ku shtrihen efeketet e kësaj platforme është i gjithë territori i Republikës së
Shqipërisë por edhe vendet fqinjë, sidomos ato ku ka popullsi shqiptare. Programi i studimit
arkitekture peizazhi në Universitetin Bujqësor të Tiranës është i vetmi jo vetëm në Shqipëri
por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Bosnjë Hercegovinë. Kjo situatë përbën një
potencial të veçantë dhe natyrshëm i jep një dimension rajonal kësaj platforme promovimi.
Burimet e financimit duhet të gjendet kryesisht brenda buxhetit normal të UBT dhe të fondeve
që UBT përfiton nga programi i qeverisë për ndërkombëarizimin e universiteteve. Burime të
tjera janë donacione të ndryshme dhe projekte të donatorëve.
Viti 2024, shënon 20 vjetorin e hyrjes në fuqi të Konventës Evropiane të Peizazhit, neni 6 i së
cilës u bën thirrje shteteve nënshkruese të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e peizazhit. Ky
rast ofron një mundësi për të filluar punën në mënyrë aktive për të nxitur ndërgjegjësimin për
rëndësinë e arkitekturës së peizazhit si një profesion kyç jo vetëm për zbatimin e Konventës së
Peizazhit, por edhe për të adresuar krizat urgjente me të cilat po përballet shoqëria. Stafet
akademike dhe studentët e arkitekturës së peizazhit janë ndoshta njerëzit më të mirëpërgatitur
për t’u përballur me këto sfida.
Fushata për promovimin e profesionit të arkitektit të peizazhit në Shqipëri dhe më gjerë, do të
marrë një nxitje të rëndësishme nga bashkërendimi i stafeve akademike të UBT,
profesionistëve të rinj dhe industrisë që lidhet me këtë sektor në Shqipëri, me parnerë të
ndryshëm në nivel evropian. Për këtë të fundit është e rëndësishme të vazhdohet anëtarësia në
Këshillin Europian të Shkollave të Arkitekturës së Peizazhit (ECLAS) dhe të punohet që në
planin afat mesëm të realizohet anëtarësimi i shoqatës së arkitektëve të peizazhit të Shqipërisë
në Federatën Europiane të Arkitektëve të peizazhit (IFLA Europe).
11
Ndërkohë duhen përdorur më me efektivitet programet e ndryshme ERASMUS+. Në nivel
europian janë të paktën dy programe Erasmus+ që kanë në fokus krijimin e lidhjeve midis
botës akademike dhe shoqërisë civile dhe fushën e legjislacionit dhe të institucioneve. Këto
janë ‘EduScape’ që ka për qëllim përdorimin e temës së peizazhit për të sjellë qasje të reja në
edukimin shkollor dhe InnoLAND që ka si qëllim përgatitjen e një Kornize të Përbashkët
Trajnimi (CTF) për arkitekturën e peizazhit, e cila mund të çojë në njohjen automatike të
kualifikimeve të arkitekturës së peizazhit në të gjithë vendet e BE-së.
Kjo platformë mund të shikohet edhe si një kuadër për diskutim dhe ajo është e hapur për
kontributet e të gjithë të interesuarve. Këto kontribute sigurisht, që do të mundësojnë
përmirësime për ta bërë atë më të plotë, më realiste dhe më rezultative.
Referenca
Stiles, R., Mertens, E., & Karadeniz, N. (2023). ‘Invisible Infrastructure’ -Or Why Some
Professions Are More Equal Than Others. In: T. Bevk & M. Golobič (Eds.). Scales of
Change: Conference proceedings (pp. 295-303). Biotechnical Faculty, University of
Ljubljana.
Teqja, Z. Dennis S (2016) A landscape architecture program for Albania. Educational
Alternatives, Volume 14, 2016, ISSN 1314-7277, Pages: 530-542.
Teqja, Z; Dervishaj A. (2020) Landscape architecture education in Albania – the challenge of
having a studio and research-based program. In: European Academic Research, Vol. VII,
Issue 10/ January 2020. p. 4866- 4881.
Teqja, Z; Karaj A. (2022) Landscape architecture education and democracy, Projets de
paysage [Online], Hors-série | 2022, Online since 05 July 2022, connection on 05 July 2022.
URL: http://journals.openedition.org/paysage/27792
Teqja Z (2023 Landscape Architecture Education in Albania after the Fall of the Iron Curtain.
In: Bruns, D., & Hennecke, S. (Eds.). (2023). The Routledge Handbook of Landscape
Architecture Education (1st ed.). Routledge. https://doi.org/10.4324/9781003212645

Na Ndiqni në: