Rreth Nesh

Portali UBgreen.al është një iniciativë e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Ky portal menaxhohet nga zyra e Komunikimit në këtë universitet i mbikqyrur dhe mbështetur nga bordi drejtues i portalit.

Nisur nga mungesa në treg të informacionit koherent e të besueshëm me fokus bujqësinë, mjedisin, dhe zhvillimin rural në Shqipëri, që prej fundit të vitit 2020, UBT filloi të punojë mbi idenë e krijimit të një portali informues mediatik i cili do të mundësojë aksesin në informacion të plotë teknik të përgatitur nga profesorë dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Kjo platformë, jo vetëm informuese me lajmet dhe risitë e fundit në fushën e bujqësisë, por edhe me materiale, studime e analiza të sektorëve të punuara nga stafi akademik i UBT, i vjen në ndihmë aktorëve kryesorë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në një kohë kur aksesi në informacion online është më i nevojshëm se kurrë më parë.

Ubgreen ofron një larmishmëri të gjerë me informacion, lajme, studime e analiza, manuale teknike, ilustrime grafike e tutoriale video të kategorizuara në mënyrë sa më të thjeshtë për përdoruesit e portalit.

Objektivi kryesor i portalit është plotësimi i nevojave të fermerëve, bisneseve, e institucioneve të ndryshme me shërbim këshillimor për të zhvilluar sektorin e bujqësisë dhe rritur konkurrueshmërinë e produkteve vendase, me synim final përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale dhe zhvillimin ekonomik vendor.

Na Ndiqni në: