AStoko - www.pixabay.com

Çfarë shkakton mungesa e zinkut në organizëm?

Zinku është një nga mineralet më të nevojshme për organizmin. Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë diare, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën.

Përse është zinku kaq i rëndësishëm për organizmin?

Mungesa ose pamjaftueshmëria e zinkut shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene. Sipas ekspertëve, nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin.

 Zinku është thelbësor për qindra procese në organizëm

Çdo qelizë në organizëm ka nevojë për zink. Ai duhet dhe nevojitet për muskujt, kockat, veshkat, sytë, mëlçinë dhe prostatën. Zinku është një mineral i shkëlqyer për trurin, veçanërisht në aftësinë tonë për të mësuar. Zinku luan një rol thelbësor në mënyrën se si ne komunikojmë me të tjerët, se si mësojmë apo mbajmë mend.

Ky mineral përmirëson shqisat e shijes dhe aromës dhe nevojitet kundër ekzemës apo akneve. Ai rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe rregullon mbarëvajtjen e hormoneve që shkaktojnë aknet. Trupi nuk prodhon zink ndaj duhet ta marrim nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve.

Ushqimet bimore të pasura me zink.

Zinkun mund të gjendet tek drithërat, mishi i viçit, mëlçia e viçit, mishi i gjelit, vezët, bajamet, djathi, fasulet, farat e kungullit, farat e susamit, bizelet, spinaqi dhe tek kërpudhat. Burimet më të pasura me zink janë shega, avokado dhe frutat e pyllit.

Simptomat e mungesës së zinkut

Nëse organizmi ka mungesë të këtij minerali thelbësor atëherë do trupi i njeriut do të përballet me simptomat e mëposhtme:
• Pika të bardha në thonj
• Psoriazë, ekzemë dhe akne
• Puçra dhe herpes të përsëritur
• Ftohje të përsëritur
• Zbokth
• Mjegullim të trurit dhe probleme të tjera mendore

Suplementët e zinkut duhen marrë pas konsultës me mjekun. Ato janë të nevojshme për të mposhtur gripin, infeksionet e të ftohurën.  Është e rëndësishme të mos merret apo përdoret më shumë se 100 mg zink në ditë ose efektet e mineralit do të jenë forta dhe do të përfshijnë: diare, të vjella dhe të përziera.

 

Burimi: interneti

Na Ndiqni në: