A e dini çfarë janë Omega-3?

Shumëkush ka dëgjuar jo pak herë për Omega-3, të tjerë i përdorin ato me apo pa dijeninë e tyre. Disa njerëz njohin përfitimet apo edhe pasojat që shkakton përdorimi i duhur apo i tepruar i tyre, por janë të shumtë ata që nuk kanë njohuri rreth këtyre acideve, ku gjenden, sa ndikojnë dhe ç’rëndësi kanë ato për shëndetin e njeriut. Për këto paqartësi e të tjera, ju njeh materiali në vijim.

Çfarë janë Omega-3?

Acidet yndyrore të llojit omega-3 janë një grup yndyrash të cilat trupi i njeriut nuk mund t’i prodhojë prej lëndëve të tjera. Ato konsiderohen yndyra esenciale ndaj jemi të detyruar t’i marrim nëpërmjet ushqimeve që konsumojmë. Këto acide yndyrore emërtohen si “omega 3” për shkak të formulës kimike që ato kanë (kanë një lidhje dyfishe, tre atome karboni larg grupit të fundit metilik CH3). Omega-3 gjenden në sasi më të mëdha në organizmat detare dhe tek bimët. Në grupin e yndyrave Omega-3 përfshihen:
EPA acidi yndyror eicosapentaenoic
DHA acidi yndyror docosahexaenoic
ALA acidi yndyror alpha-linolenic

Cilët janë ushqimet me të pasura me Omega 3?

Grafiku i mëposhtëm tregon disa prej ushqimeve me nivele më të larta të Omega-3

Cilat janë efektet pozitive të Omega-3 në shëndetin e njeriut?

Vëzhgimet e fundit të vitit 2020 treguan që femrat që marrin suplemente të tilla si vaj peshku, probiotikë dhe vitamina D, kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar infeksionin e COVID-19 (Panayiotis et al 2020).

 Sistemi kardiovaskular

Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të atakut kardiak. Ato ndihmojnë në menaxhimin e triglicerideve, kolesterolit dhe presionit të larte arterial. Studimet (Carter et al 2013) tregojnë se marrja e Omega-3 për më shumë se një muaj, bën që të funksionojë më mirë sistemi kardiovaskular gjatë testeve stresogjene të cilave iu nënshtruan pacientë të ndryshëm.

Sklerozamultiple

Shumë njerëz që vuajnë nga arterioskleroza, marrin suplemente me Omega-3 për të mbrojtur trurin dhe sistemin nervor (MedicalNeësToday).

Kanceri i prostatës

Një dietë e pasur me Omega-3 ndihmon në parandalimin e kancerit të prostatës (Braskyet al 2013).

Depresioni i paslindjes

Nënat me një dietë të varfër me Omega-3 gjatë shtatzënisë kanë predispozitë të zhvillojnë gjendje depresive pas lindjes. Kjo gjendje nuk vërehet në rastet e konsumimit me ushqim të sasive të larta të acideve Omega-3 (Mei-Chi et al 2018).

Memorja dhe shëndeti mendor

Konsumimi i EPA dhe DHA mund të trajtojë gjendjet neuropsikiatrike si: hiperaktiviteti, stresi posttraumatik, parkinsoni, depresioni, demencia, skizofrenia dhe humbja e memories.

Përmirësimi i shikimit. 

Një dietë e pasur me Omega-3 provoi që është pozitive dhe përmirëson shëndetin e syve dhe shikimin. Një studim i zhvilluar tek minjtë tregoi se marrja e Omega-3 në ushqim për 6 muaj, përmirësoi funksionin e retinës së syve (Dornstauder et al 2012).

Epilepsia

Konsumimi i Omega-3 në formën e suplementeve redukton momentet e krizës epilepsike tek pacientët e trajtuar (Pourmasoumi et al 2018).

Zhvillim i mirë fetal

Nënat gjatë shtatzënisë, nëse konsumojnë sasi të mira Omega-3, zhvillojnë një fetus të shëndetshëm, sidomos të trurit dhe të syve. Kjo është arsyeja së përse ekspertët rekomandojnë që nënat shtatzëna të konsumojnë peshk të yndyrshëm. Po kështu është provuar që konsumimi i Omega-3 gjatë shtatzënisë përmirëson memorien e fëmijëve në shkollë (Boucher et al 2011).

Sa Omega-3 duhet të konsumojë njeriu?

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës personat që nuk kanë probleme kardio-vaskulare duhet të konsumojnë një sasi prej 2 vaktesh në javë (gjithësej 200 gramë peshk të ujërave detare dhe atyre të ëmbla, të pasur me këtë lëndë). Në rastet kur një njeri paraqet probleme kardio-vaskulare, rekomandohet që krahas ushqimit, të konsumojë edhe 1 gramë EPA+DHA çdo ditë në formën e suplementit. Në rast se personi ka nivel të lartë kolesteroli, ai duhet të ndjekë rekomandimin e përmendur më lart, pra të shtojë edhe 1 gramë EPA+DHA krahas ushqimit me peshk të pasur me Omega-3. Një gjë e tillë ka provuar tashmë që duke ndjekur këtë dietë, niveli i kolesterolit mund të ulet nëe 25-35%.
Njeriu mund të konsumojë pa problem deri në 3 gramë Omega-3 në ditë. Përtej këtij kufiri ekziston rreziku i hemorragjive të papritura (ClevelandClinicmedicalprofessional).

 

Prof.Asoc. Edmond Hala
Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimi, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.

Na Ndiqni në: