Photo: Simon A. Eugster CC BY-SA 3.0

Kanella dhe vetitë pozitive të saj

Kanella është një erzë e cila rekomandohet për përmirësimin e problemeve me qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu, rekomandohet për personat të cilët vuajnë nga diabeti, pasi ajo ndihmon në kontrollimin e glukozës në gjak.

Përdorimet mjekësore

Kanella është përdorur në mjekësi që në kohët e lashta, kur përdorej për trajtimin e problemeve me frymëmarrjen dhe gripin. Ajo gjithashtu përdorej për të ruajtur mishin pasi përmbajtja e saj nuk lejon shfaqjen e mykut dhe baktereve.

Problemet me qarkullimin e gjakut

Kanella është një antikoagulant i fuqishëm. Konsumi i shpeshtë i kanellës ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, duke bërë të mundur parandalimin e trombociteve. Për ta ndjerë efektin e saj, është mirë që të konsumohet gjatë periudhës së menstruacioneve, pasi bën të mundur parandalimin e dhembjeve që shfaqen gjatë këtyre ditëve. Qarkullimi i mirë i gjakut lejon oksigjenimin e mirë të qelizave dhe në këtë mënyrë organizmi i njeriut funksionon shumë më mirë.

Diabeti Tip II

Sipas zbulimeve shkencore përsa i përket vetive pozitive të kanellës në lidhje me pacientët me diabet tip ll, janë zbuluar rezultate shumë të mira nga konsumi i kësaj erëze. Kanella ka ndër komponentët e saj cinamtannin që ndihmon në reduktimin e nivelit të glukozës në gjak dhe konsumohet para ose pas ngrënies. Personat të cilët vuajnë nga diabeti, duhet të konsumojnë gjysmë luge çaji me pluhur kanelle, dy herë në ditë, ose kapsula me vaj kanelle.

Arsye të tjera

Kanella rekomandohet gjithashtu nëse keni infeksion apo myk. Prej kohësh përdorej për të reduktuar ftohjen dhe bllokimet të cilat shfaqen në organizmin e njeriut vaçanërisht gjatë sezonit të dimrit, për shkak të vetive të saj anti – inflamatore dhe anti – bakteriale. Gjithashtu është shumë e mirë për të balancuar temperaturën e trupit, ndikon pozitivisht në sistemin digjestiv, ndikon në hapjen e oreksit, parandalon diarrenë dhe të vjellat, njihet si stimul

Na Ndiqni në: