pixel2013 - www.pixabay.com

Bimët medicinale në Belsh

Bashkia Belsh duke pasur një sipërfaqje të konsiderueshme toke bujqësore prej 215000 Ha në total, ku 3% të saj e zënë 85 liqenet karstike, është e mbështetur në bujqësi si dega dhe sektori kryesor i ekonomisë së vendit.

Në fakt, jo vetëm sipërfaqja e konsiderueshme e tokës bujqësore por edhe faktorë të tjerë si klima, toka e pasur me elemente minerale e të tjera si këto, kanë bërë që kjo zonë të jetë e bollshme në prodhimin e një sërë kulturash bujqësore dhe në të, të mund të mbillen dhe eksperimentohet me lloje të ndryshme të këtyre kulturave, duke përfshirë edhe bimët medicinale.

Deri në vitin 2015 një pjesë e mirë e banorëve të zonës kanë pasur dhe trajtuar si kulturë kryesore bujqësore të tyren, duhanin, por pas abuzimeve të ish-firmës monopoliste të asaj kohe, banorët mbetën të zhgënjyer dhe provuan të kultivonin kultura të tjera bujqëore si rrugë shpëtimi.

Ndërkaq, në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, fermerët filluan të kultivonin bimët medicinale dhe konkretisht rigonin, lulecianin dhe sherebelën.

Para vitit 2015 në Belsh fermerët të cilët mereshin me këto kultura bujqësore ishin  disa dhjetëra, por pas kësaj ‘’disfate’’ të duhanit, shpejt këto sipërfaqje që deri dje mbilleshin me duhan, do të zëvendësoheshin me këto kultura bujqësore.

Pas ullirit i cili ishte dhe mbetet kultura kryesore e kultivuar në Belsh, bimët medicinale shumë shpejt do të zinin vendin e dytë në klasifikimin e kulturave bujqësore në Belsh.

Bimët medicinale, duke u kultivuar nga shumë familje fermerësh të bashkisë Belsh dhe kryesisht rigonin dhe lulecianin e pjesërisht sherebelën etj, në ditët e sotme gati 3084 familje fermere meren me kultivimin e bimëve medicinale, në një sipërfaqje prej 895 Ha në të gjithë bashkinë Belsh, sot mund të thuhet me plot bindje se 2/3 e sipërfaqjes së dikurshme e mbjellë me kulturën e duhanit, janë zëvendësuar nga kultura e rigonit.

Ndër njësitë admnistrative që kanë më shumë sipërfaqje të mbjellë me bimë medicinal, është njësia admnistrative Kajan me mbi 451 Ha tokë bujqësore të mbjellë, duke mbuluar pothuaj ½ e të gjithë sipërfaqes së mbjellë me bimë medicinale në të gjithë territorin e bashkisë Belsh.

Gjithashtu fshati Kajan është tashmë fshati kryesor i kultivimit të bimëve medicinale në Belsh, duke patur 109 familje fermerësh që kultivojnë bimë medicinale në një sipërfaqe prej 127 Ha tokë bujqësore.

Rigoni i prodhuar në këtë zonë referuar edhe analizave të firmave grumbulluese- përpunuese që operojnë në këtë zonë janë të një cilësie tepër të lartë, ndaj i gjithë prodhimi i grumbulluar prej tyre shkon për eksport, kryesisht drejt vendeve të Europës qendrore.

Prodhimi i rigonit për Ha varion nga 15 Kv/Ha deri në 27 Kv/Ha në prodhim të parë dhe në prodhim të dytë nga 8 Kv/Ha deri në 18 Kv/Ha.

Ndër bimet medicinale përsa i përket sipërfaqes së mbjellë, Belshi ka:

1-Rigonin, kultura kryesore bujqësore e mbjellë në një sipërfaqe prej 841 Ha tokë bujqësore.

2-Lulecianin, kultura e dytë bujqësore e mbjellë në një sipërfaqe prej 52 Ha tokë bujqësore.

3-Sherebelën, lulebletën etj, të mbjella në një sipërfaqe prej 2 Ha tokë bujqësore.

Fig.01, Rigoni
Fig.02, Lule ciani
Fig.03, Momente pune nga mbjellja e rigonit
Fig.04, Lulerigoni
Fig.05, Depozitim i Rigonit
Fig.06, Depozitim i Rigonit

 

Denis Agolli
Drejtoria e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit.

Na Ndiqni në: