Koçkulla (Lathyrus sativus) bishtajë e veçantë, e rrallë dhe plot vlera ushqyese

Koçkulla (Lathyrus sativus) është një kulture neolitike me një të ardhme moderne‟; “nga oferta mbretërore në piramidat e lashta të Egjiptit deri tek renditja si një bimë toksike‟; të ndaluara nga tregjet në pjesën më të madhe të Indisë dhe Nepal, por promovuar në Bangladesh dhe Etiopi. Koçkulla (Lathyrus sativus) është viktimë e suksesit të saj agronomik: duke u mbijetuar fatkeqësive mjedisore dhe duke prodhuar proteinën më të lirë, duke ndihmuar miliona të mbijetojnë nga uria e shkaktuar nga thatësira. Më të varfërit e të varfërve e konsumojnë më tepër ushqimin e vetëm të disponueshëm ose të përballueshëm, kryesisht atë që e kultivojnë vetë në toka margjinale pa inpute përveç farave.
Njerëzit e përdorin atë si ilaç. Pavarësisht shqetësimeve serioze të sigurisë, Lathyrus sativus përdoret në bukën indiane pa maja. Farat e koçkullës hahen si ushqim dhe përdoren si ushqim për kafshët në të gjithë botën. Farat e koçkullës janë pak helmuese, përmbajnë latirogjenë që, nëse gëlltiten, në sasi të mëdha mund të shkaktojnë një sëmundje paralizuese të quajtur Latirizëm. Mund të shkaktojë ngurtësi muskulore, spazma muskulore, dobësi, paralizë të muskujve të këmbëve, rrahje të dobëta të zemrës, ulje të frymëmarrjes, kriza dhe vdekje. Kafshët shtëpiake, veçanërisht kali, zhvillojnë gjithashtu paralizë të gjymtyrëve të pasme pas ushqyerjes së zgjatur me foragjere lathirus. Helmimi nga koçkulla dhe komplikimet e tij janë të rralla në vendet perëndimore, megjithatë ato janë dokumentuar për më shumë se një shekull në Evropë, Afrikë dhe Azi. Pavarësisht përpjekjes për të ndaluar shitjen e lathirusit në disa shtete të Indisë, shpërndarja vazhdon.
Koçkulla konsiderohet bima me nivelin më të lartë të përmbajtjes së proteinave.
Koçkullat të gatuara nga duart e arta të gjysheve apo nënave për byrekun me shije është receta e dashur që pasuron kuzhinën shqiptare. I pjekur në prushin e zjarrtë e të ngadaltë nën saçin emblematik të gatimeve shqiptare, byreku me koçkulla ashtu siç çdo gatim tjetër tradicional shqiptar i lë pak vend fantazisë duke tërhequr kënaqësinë e dimensionit të shijes.
Ndonëse të harruara kohët e fundit, interesi për kultivimin e koçkullave është rritur, por ende ka shumë pak informacion mbi vlerat u shqyese të kësaj bishtajoreje.
Në Shqipëri, përgjithësisht Koçkulla është kultivuar në zonat jugore si Korça, Berati apo Gjirokastra dhe është përdorur nga amvisat për supa të shijshme apo byrekë.
Koçkullat çmohen më së shumti për shijen e tyre të butë por edhe njihen si bishtajat “trime”.
Ato janë në gjendje të rriten në të gjitha tipet e tokës, edhe në kushtet më të vështira. Janë rezistente ndaj thatësirës dhe sëmundjeve të bimëve. Nuk kërkojnë asnjë kujdes të veçantë.

Vlerat e Koçkullave vijnë pikërisht nga përbërësit e saj ushqyes
Koçkullat janë shumë të pasura me proteina dhe niseshte. Proteinat kanë vlera të larta organike dhe pothuajse nuk kanë aspak sheqerna, ndaj dhe niveli i glicemisë është ekstremisht i ulët.
Ajo përmban sasi të larta kalçiumi dhe fosfori, ashtu si edhe vitamina B dhe Polifenol, çka mundëson një aktivitet perfekt antioksidues. Rezultatet kanë treguar se koçkulla është e pasur me acide yndyrore gjithashtu.
Koçkulla ka një numër të lartë avantazhesh në lidhje me vetitë e saj ushqyese, siç është jo vetëm niveli i lartë i proteinës, por edhe potenciali prodhues, toleranca ndaj lagështisë, kripës apo mbijetesës në thatësirë.
Në vendin tonë koçkulla është bimë e rrallë bishtajore e cila vite më parë është kultivuar në sipërfaqe të kufizuar në zonën juglindore të vendit, në tokat kodrinore-malore të rretheve Korçë, Berat, Skrapar, Përmet etj. Kultivari më i përhapur është “Opari”.
Është bimë bishtajore njëvjeçare. Lulet formë fluture me ngjyrë të bardhë, rozë, të kuqërremta dhe disa janë dyngjyrëshe. Fryti bishtajë me 2-3 kokrra me ngjyrë të përzier të kokrrës (krem, e bardhë, e murrme, kafe, e zezë) dhe me formë të shtypur ose të çrregullt.
Është bimë tolerante ndaj thatësirës, temperaturave të larta e të ulta, sasive të pakta të lëndëve ushqyese, cilësive fi ziko-kimike dhe mekanike të tokës dhe afateve të mbjelljes. Koçkulla fi kson azotin atmosferik. Përdoret si parabimë mjaft e mirë në sistemin e qarkullimit bujqësor të bimëve të kultivuara. Mbillet në vjeshtë, dimër dhe pranverë në të gjitha zonat e vendit si kulturë e veçantë por edhe si përzierje për prodhim foragjer. Në zonën fushore merren 350-450 kv/ha masë e njomë, ndërsa në zonën kodrinore-malore 200-250 kv/ha. Tolerante ndaj thatësirës, temperaturave të larta e të ulëta, sasive të pakta të lëndëve ushqyese. Është bimë shumë e mirë mjaltëdhënëse.
Për plehërim të gjelbër në vreshta, ullishta e pemëtore, si ushqim koncentrat për gjedhët si bar i njomë e i thatë për blegtorinë e imët.
Dr. Valbona HOBDARI
Kerkuese Shkencore, Instituti i Resurseve Gjenetike, UBT.

Shto Koment

Na Ndiqni në: