Kujdesi me frutat dhe perimet në treg (natyrale apo me kimikate)

Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë po flitet shumë për ushqimin organik, frutat dhe perimet e spërkatura apo të pa spërkatura, dhe të gjithë ndajmë shqetësimin se si mund të ushqehemi shëndetshëm, në këtë treg mbushur me produkte të dyshimta.

Ndaj, është me rëndësi që të kemi njohuritë e domosdoshme që të bëjmë një dallim të shpejtë, ndërmjet frutave dhe perimeve të rregulltave dhe atyre ndaj të cilave janë përdorur kimikate, kur ne jemi në treg për të blerë. Pra, na duhet të dallojmë një frut a perime të rregullt dhe të shëndetshëm, ndaj atyre që janë me kimikate dhe përgjithësisht jot ë mirë për shëndetin.

Është i njohur fakti që gjatë kultivimit, fermerët kanë filluar tëaplikojnë metoda intensive të kultivimit, që presupozon përdorimin e shtuar të kimikateve. Poashtu, për të ruajtur frutat, veçanërisht mollët, por edhe fruta të tjerë, gjatë gjithë dimrit, ato shpesh trajtohen me kimikate të ndryshme që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Në praktikën e përditëshme, secili është i interesuar se si mund tënjohë menjëherë frutat e perimet e prodhuara normalisht nga ato ndaj të cilave janë kimikate, hormone të ndryshme, etj. Për të përcaktuar nëse perimet kanë pesticide, mund të prisni një kastravec ose domate dhe të shikoni me kujdes në pjesën e prerë. Zakonisht kastravecat dhe domatet me toksina kanë vija të verdha, në qendër ka një pjesë të verdhë të zbehtë. Po kështu, mund të veproni edhe me fruta apo perime të tjera, por që të bëhet dallimi, duhet që të jetë “syri” i stërvitur, pra të ketë krijuar një farë eksperience.

Një pyetje tjetër që shtrohet vazhdimisht, është nëse duhet që të hamë frutat megjithë lëkurën e tyre apo duhet patjetër që ti qërojmë. Shumë studiues tregojnë se në lëkurë janë të përqëndruara enzima të ndryshme, të cilat për trupin tonë janë mjaft të nevojshe. Por, oferta në markete dhe dyqane ushqimore përfshin fruta dhe perime që janë ruajtur gjatë gjithë dimrit. Që të ruhen sa më mirë, ka shumë mundësi që ndaj tyre të jenë përdorur gazra apo spërkatke sipërfaqësore që ndihmojnë në një ruajtje për kohë të gjatë.

Nëse e qërojmë një mollë, atëherë ne kemi larguar atë që është në fakt burim i rëndësishëm për vitaminat A dhe C, kalciumit, fosforit, hekurit dhe antioksidantëve të dobishëm. Ndaj, përpara se të vendosni për të qëruar një mollë, priteni njërën prej tyre. Nëse e shihni të errësohet shpejt, mund ta hani me siguri bashkë me lëvorn apo lëkurën. Dhe në këtë rast, duhet që së paku të keni larë frutat mirë paraprakisht. Përndryshe, duhet që patjetër të qëroni mollën (apo edhe frutat e tjerë), duke ditur se largoni disa lëndë me rëndësi për trupin, por njëkohëssht keni larguar edhe mundësinë e “helmimit” sado në shkallë të ulët të trupit tuaj.

Përdorimi i këtyre elementëve bëjnë që në lëkurën e frutave të jenë“depozituar” lëndë jo dhe aq të mira për shëndetin. Ndaj, edhe hapi i parë është larja në ujë të ngrohtë, ku mund të shtoni edhe sodë bukenë mënyrë që të mbroheni nga helmimi nga mollët dhe frutat e tjera që “spërkaten”. Nëse blini fruta në treg nga shitës të dëshmuar dhe për të cilat e dini se nuk përdorin kimikate, thjesht mund të lani koren nga papastërtitë dhe pluhuri i grumbulluar. Nëse i blini në një dyqan, kur nuk e dini vërtet nëse janë trajtuar, rekomandohet që gjithsesi të qëroni lëvoren.

Pasojat e konsumimit të ushqimeve që “përtypen” nga kimia mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të çojnë në helmime në shkallë ndryshme. Zakonisht efekti është i vogël, por aditiv (që vjen duke u shtuar) dhe gradualisht çon deri në shfaqjen e simtomave të sëmundjeve të ndryshme. Uji i ngrohtë, soda e bukës dhe detergjenti do të ndihmojnë për të shmangur ndotjen e trupit tuaj nga konsumi i frutave (sidomos kur ju i konsumoni ato jashtë sezonit).

Shto Koment

Na Ndiqni në: