Ekologjia e të Ushqyerit dhe Impakti i Shoqërisë Njerëzore në Mjedis

Mirëqënia e popullsisë njerëzore në planet varet fortësisht dhe direkt nga shërbimet ekosistemike. Megjithatë, përfitimet qëne nxjerrim nga ekosistemet kanë rënë në  vitet e fundit. Kështu, në 30 vitet e fundit hapësirat pyjore globale janëzvogëluar  me rreth 40 %, në 25 vende pyjet thuajse janëzhdukur tërësisht, ndërsa në 29 vende të tjera kanë humbur mëshumë se 90 % të mbulesës së tyre pyjore. Vlerësohet që rreth 60 %  e shërbimeve ekosistemike të Tokës të marra nëshqyrtim kanë pësuar një rënie në 50 vitet e fundit, degradim që është shkaktuar krejtësisht nga aktiviteti  njerëzor dhe nëvitet e fundit shikohet një rënie e mëtejshme.

Këto tendenca tregojnë që mund të ndryshojnë lidhjet tona me natyrën, por jo varësinë e shoqërisë njerëzore nga natyra. Ekosistemet që na furnizojnë janë baza e aktivitetit tonëekonomik dhe e cilësisë tonë të jetës. Mënyra me të cilën ne shfrytëzojmë burimet natyrore të Tokës mund tua rritë atyre jetëgjatësinë, mund tua shkurtojë ose ti çojë në degradim.

Një aspekt i rëndësishëm  dhe që ndikon dukshëm në mënyrën e shfrytëzimit të burimeve natyrore është dhe stili ynë i jetës(lidhur me ushqimin), i cili tani studiohet nga Ekologjia e të ushqyerit (Nutrition ecology), një degë e re e ekologjisë e konceptuar që në vitin 1986  nga një grup studiuesish të shkencës së të ushqyerit të Universitetit Giessen, në Gjermani.  

Ekologjia e të ushqyerit është një shkencë ndërdisiplinore, që shqyrton të gjithë përbërësit e zinxhirëve ushqimorë të shoqërisë njerëzore dhe vlerëson efektet sipas  katër aspekteve kryesore: shëndetit njerëzor, mjedisit, shoqërisë  dhe ekonomisë.

Ekologjia e të ushqyerit jep metodologjitë për të krahasuar ndërmjet tyre stile të ndryshme të të ushqyerit (stilet jetës) dhe për të përcaktuar se cilat janë mënyrat më të mira që duhen ndjekur për një jetë të shëndetshme dhe me impakte minimale në mjedis. Kjo, së pari, për faktin se burimet natyrore dhe ato ushqimore në mjedis janë të kufizuara dhe së dyti, problemet mjedisore që vijnë nga shfrytëzimi i burimeve natyrore me qëllim prodhimin e ushqimeve, por jo vetëm, kanë ardhur gjithnjë në rritje.

Kërkesa e shoqërisë njerëzore për të rritur mirëqënien e saj materiale ka sjellë në shfrytëzimin e pakontrolluar të burimeve natyrore të disponueshme në nivel botëror, pa llogaritur pasojat që vijnë më pas. Sot rreth 20 % e popullsisë  botërore përdor më shumë se 80 % të burimeve natyrore dhe shoqëria njerëzore është  përvetësuese e 40 % të produktit neto tëfotosintezës tokësore dhe  deri në 30 % të mjedisit detar. Rreth 30 % e sipërfaqes tokësore është nën kontroll të moderuar nga njeriu, 59 % në kontroll të kufizuar, ndërsa 11 % nën kontroll intensiv.

Veprimi i njeriut, me qëllim shfrtyzimin e burimeve natyrore, ushtron një presion në mjedis dhe ky përcaktohet si impakt mjedisor. Mënyra se si ne i menaxhojmë burimet natyrore përcakton edhe shkallën e impaktit në mjedis. Kështu p.sh., veriu i Europës dhe konkretisht disa vende si Suedia, Norvegjia, Finlanda e Danimarka, kanë menaxhuar më mirëburimet e tyre natyrore, duke minimizuar impaktin në mjedis me moton natyra para së gjithash.

Nga pikëpamja e burimeve ushqimore, qëndrueshmëria përcakton futjen e një stili jetese që parashikon një shpërndarje të barabartë të burimeve ushqimore (ekuiteti); në një botë qëka kequshqyerje për më shumë se 800 milion njerëz (aspekti social); ushqim në sasi dhe cilësi për të siguruar një dietë tëpërshtatshme (aspekti shëndetësor) dhe një impakt minimal nëmjedis (aspekti ekologjik).

Sigurimi i një diete të përshtatshme dhe minimizimi i impakteve në mjedis përcaktohet nga stili i jetës që shoqëri tëndryshme ose pjesë të saj kanë zgjedhur. Për të bërë të mundur përcaktimin e impaktit mjedisor stilit të jetës së shoqërisëduhet të krahasojmë dietat e ndryshme ushqimore të tyre.

Pjesa më e madhe e studimeve të kryera në nivel shkencor përcakton tre dieta kryesore: të ushqyerit gjithëngrënës, me përdorimin e produkteve bimore e shtazore; të ushqyerit vegjetarian, që përjashton direkt ushqimet shtazore por përfshin nënproduktet e tyre (vezë, djathë etj)  dhe të ushqyerit vegan që përjashton çdo produkt shtazor dhe  nënproduktet shtazore.

Po cili është stili më i përshtatshëm i jetës me impakte minimale mjedisore. Të shikojmë disa të dhëna. Sipas Shoqatës së Dietistëve Amerikanë prodhimi i proteinave shtazore kërkon 25 kkal për çdo kalori prodhuar si ushqim,ndërsa prodhimi i proteinave të grurit kërkon vetëm 2,2 kkalori për çdo kalori të prodhuar si ushqim. P.sh.,  për çdo kalori të prodhuar, prodhimi i pulës kërkon 4 kkalori, gjeli i detit 10 kkalori, për qumështin dhe mishin e derrit 14 kkalori, për vezën 39, për mishin  e viçit 40 dhe për mishin e qëngjit57 kkalori. Edhe përsa i takon konsumit të tokës dhe ujit,ushqimet shtazore janë shumë më shpenzuese  se ato bimore dhe për pasojë kanë një impakt mjedisor shumë herë më tëmadh.  Kërkuesit  kanë zbuluar se për të prodhuar proteina shtazore (mish) duhet nga 6 deri në 17 herë më shumësipërfaqe toke se sa për të prodhuar proteina bimore. Ose prodhimi i proteinave shtazore kërkon rreth 26  herë mëshumë ujë respektivisht me prodhimin e proteinave  bimore.

Pra, në raport me tipologjitë e ushqimit që ne përdorim, sa mëi madh është konsumi shtazor aq më i madh është impakti mjedisor. Për ta vlerësuar këtë ka disa tregues ndërmjet tëcilëve tregues i konversionit” që mat sasinë e ushqimit tënevojshëm për të prodhuar 1 kg produkte shtazore. Kështu, për një viç të rritur për të shtuar peshë me 1 kg duhen 13 kg ushqime; për një viç të vogël 11 kg ushqime dhe për pulat 3 kg ushqim.  Kjo edhe për faktin se rendimenti i proteinave shtazore është i ulët; një gjedh, p.sh.,  ka një efiçensëkonversioni të proteinave shtazore vetem 6 %; d.m.th., duke konsumuar 790 kg proteina bimore,  prodhohen më pak se 50 kg proteina shtazore. Prandaj kafshët quhen edhe fabrika tëproteinave të përmbysura”, sepse bilanci ushqimor ndërmjet proteinave bimore të përdorura dhe proteinave shtazore tëprodhuara nga ato  është gjithnjë negativ.  

Por, siç sjellin studime të ndryshme, mund të argumetojmë qëtë ushqyerit nga kafshët dhe nënproduktet e tyre kanë impaktin më të madh mjedisor. Kështu, treguesi i konversionit është i ulët; për të prodhuar  1 kg proteina shtazore duhen 16 kg proteina bimore, ose thënë ndryshe në Sh.B.A. nga 145  milion ton drithëra e sojë janë prodhuar 21 milion ton mish, qumësht e vezë. Në terma të sipërfaqes së tokës, rreth 2/3 e tokës pjellore të planetit janë përdorur për të kultivuar drithëra e bishtajore për kafshët dhe 90 % e sojës dhe gati gjysma  e prodhimit të drithërave janë të destinuara për ushqimin e  kafshëve (FAO, 2001).

Impakti në shpenzimin e ujit është gjithashtu i madh. Rreth 70 % e ujit të përdorur në planet konsumohet nga zooteknia e bujqësia. Kështu, një lopë qumështi konsumon deri në 100 litra ujë në ditë, një gjedh ose një kalë rreth 50 litra, një derr rreth 20 litra dhe një dele rreth 10 litra (Moriconi, 2001). Përtë prodhuar viça në mbarështrim intensiv  duhen  100 000 litra ujë; për pulat duhen 3 500 litra ujë, për të prodhuar 1 kg sojë 2 000 litra; për orizin  1 910 litra; për misrin 1 400 litra; për grurin 900 litra dhe  për pataten 500 litra (Pimentel, 1997).

Po kështu edhe energjia fosile (karburantet fosile si nafta) e nevojshme për të prodhuar ushqime shtazore është shumë mëe madhe se ajo për të prodhuar të njëjtat ushqime bimore. Kaloritë e djegësve fosilë  shpenzuar për të prodhuar 1 kalori proteina nga soja janë të barabarta me 2; për grurin shërbejnë3 kalori, për qumështin 36, për mishin e viçit 78 kalori. Konsumi mesatar i mishit të viçit në një familje amerikane për një vit kërkon 1 200 litra karburant  dhe lëshon në atmosferë2,5 ton CO2,  që është ekuivalent me përdorimin e makinës për 6 muaj. Rritja e konsumit të ushqimeve me bazë shtazore rrit lëshimet e gazeve me efekt serrë. Rreth 16 % e metanit tëlëshuar në atmosferë, një nga shkaqet e efektit serrë, vjen nga mbarështrimi i i kafshëve.

Konsumi i produkteve shtazore shkakton impakt të madh mjedisor, por impakte të tjera vijnë edhe nga konsumi si burim ushqimor i kafshëve të egra. Kështu, kafshë të vrara në botë për arsye ushqimore rregjistrohen rreth 48 miliard çdo vit; 131 milionë çdo ditë; 5 500 000  çdo orë; 91 000 çdo minutëdhe 1 500 çdo sekondë. Pra,  një dëm kolosal edhe mbi diversitetin faunistik.

OBSH parashikonte që brenda 2020 konsumi i mishit për person në   vendet në rrugën e zhvillimit do shkonte deri 30 kg/vit,  një rritje prej 43 %  respektivisht me 1993 ; ai i qumështit do të shkonte 62 kg/vit, një rritje prej 30 %. Kuota totale  e qumështit dhe e mishit në vendet në rrugën e zhvillimit do të rritej respektivisht nga 36 % në 47  %  dhe nga 24 % në 32 %.

Nga pikëpamja e ekologjisë së të ushqyerit për të vlerësuar impaktet mjedisore duhet të analizojmë stilet e jetës tëvendeve të ndryshme. Nga studimet rezulton se po tëkrahasojmë stilet e jetës (dietat kryesore), të ushqyerit vegjetarian me produkte bimore dhe nënprodukte shtazore ka një impakt mjedisor  4 herë më të lartë  dhe  ai më dietë gjithëngrënës 8 herë më të lartë se të ushqyerit vegan.

Por impaktet nuk janë vetëm mjedisore por edhe sociale. Kështu Europa prodhon produkte bimore si ushqim për njerzit dhe plotëson nevojat e saj, por nuk arrin të prodhojëmjaftueshëm për të mbajtur prodhimin shtazor. Vetëm 20% e proteinave bimore sigurohet për kafshët në mbarështrim, pjesa tjetër importohet nga vendet e jugut të botës dhe kjo shkakton impakte mjedisore mbi burimet natyrore të tyre.

Zgjidhjet e mundshme. Për të reduktuar impaktin tonë nëmjedis kërkohet zvogëlim i konsumit të ushqimeve me bazështazore. Kjo do të thotë të konsumohen sa më pak proteina shtazore dhe më shumë proteina bimore, pra një ndryshim nëstilin tonë të jetës dhe të dietës ushqimore, gjë e cila nënkupton që duhet të jemi sa më pak gjithëngrënës, mëshumë vegjetarianë dhe mundësisht veganë.

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Shto Koment

Na Ndiqni në: