Në emisionin “Hapësirë e blertë” më Radio Televizionin Shqiptar u zhvillua një emision i plotë mbi arkitekturën e peisazhit. Ky profesion i ri ka filluar të mari jetë vitet e fundit në Shqipëri si një profesion i mirëfilltë dhe për ti dhënë peshën e duhur UBT ka hapur një program studimi në këtë drejtim.

Prof. Dr. Zydi Teqja shprehet se rëndësia e këtij profesioni konsiston në projektimin e hapësirave të jashme me qëllim përmirësimin e estetikës, funksionalitetit, cilësisë mjedisore të hapësirës dhe socializimin e saj. Ai shpjegoi mundësitë dhe benefitet që ofron kjo degë për studentët që zgjedhin të aftësohen në këtë program studimi në UBT.

Programi nis me njohjen e koncepteve të hapësirës dhe elementëve të peizazhit, me projektimin e elementëve të thjeshtë të peizazhit, më pas me projektimin rezidencial, projektimin e hapësirave urbane apo dhe me marrëdhëniet që krijohen në nivel rajonal në elementë të ndryshëm të peizazhit. Në mbështetje të tyre ofrohen edhe praktika profesionale nga vetë UBT dhe nga bashkëpunime me institucione shtetërore (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit) dhe aktorë të tjerë privat. Sipas tij, në këtë degë vlerësohet edhe puna në studio e studentëve, ku pedagogu është në mbështetje të punës së tyre për të asistuar në problemet konkrete që ata hasen gjatë zbatimit të projektimeve të ndryshme të peisazhit.

Një tjetër profesor, Fadil Shahini prezanton ambientet ku studentët zhvillojnë praktikat mësimore për programin e arkitekturës së peisazhit që nga mënyrat e shtimit të bimësisë, trajtimit dhe zhvillimit të tyre deri në maturi.

Nisur edhe nga procesi i urbanizimit në rritje, ndryshimet klimatike, ndotja e mjedisit dhe ndërgjegjësimi i njerëzve për hapësirën e gjelbërt, profesioni i arkitektit të peizazhit po bëhet gjithnjë e më i kërkuar në treg, pasi vetëm ai e ka aftësinë që të kombinojë pa i dëmtuar elementët natyrorë të hapësirës dhe të krijojë një ambient të përshtatshëm dhe të shëndetshëm për njerëzit.

Shto Koment

Na Ndiqni në: