Arkitekture Peizazhi

Ky kualifikim synon të plotësojë kërkesat në rritje të tregut të punës për specialistë në fushën e planifikimit, projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së mjediseve të gjelbëruara familjare dhe parqeve publike. Nëpërmjet këtij formimi, studentët ridimensionojnë konceptet për hortikulturën si shkenca e integrimit të shkencave teorike bazë në funksion të shfrytëzimit të bimëve të kopshtit jo vetëm për qëllime konsumi, por edhe për shfrytëzimin e tyre në krijimin e mjediseve çlodhëse dhe argëtuese. Nëpërmjet këtij kualifikimi zbatohen rekomandimet e Konventës Europiane të Peizazhit (Firenze, 2000) lidhur me formimin e specialistëve në sektorin e njohjes dhe ndërhyrjes në peizazh si dhe aktivizimin e studimeve universitare që trajtojnë vlerat e lidhura me peizazhin dhe ato që trajtojnë ruajtjen, menaxhimin, planifikimin dhe projektimin e tyre me qellim rritjen e njohjes për peizazhet.

Na Ndiqni në: