Ndërkohë që akoma nuk janë mbyllur të gjitha fazat e aplikimeve për këtë vit akademik, pedagogu Dritan Laçi ka bërë një përmbledhje të parakohshme të regjistrimeve në nivel universiteti.

Sipas tij, regjistrimet në degët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, të Shkencave Pyjore, të Mjekësisë Veterinare dhe të Bioteknologjisë dhe Ushqimit shfaqen brenda parametrave të përgjithshme. Ndërsa Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, në disa degë shfaqet me rënie të numrit të regjistrimeve të studentëve.

Niveli i ulët i regjistrimeve, sipas Profesor Laçit, vjen si pasojë e reduktimit të popullsisë dhe emigrimit të të rinjve.

Profesor Laçi thekson se tregu i punës është i sigurt për këto degë, duke shtuar edhe të gjitha degët e sektorit të bujqësisë që janë edhe prioritare për ekonominë e vendit.

Na Ndiqni në: