Zëvendës Rektori për Mësimin, Prof. Asoc. Dr. Ilir Kapaj ishte i ftuar në Vizion Plus ku foli për ngritjen e skemës kombëtare të trajnimit të specialistëve të bujqësisë nga UBT dhe aplikimin e bujqësisë smart.p

 

Ai tha se UBT është angazhuar plotësisht në këto dy drejtime për t’i ardhur në ndihmë fermerëve, specialistëve bujqësor, grupeve të fermerëve apo palëve të tjera të interesuara dhe që përfitojnë nga ky projekt.

Kapaj bëri me dije se momentalisht projekti është në fazen e mbledhjes, analizimit dhe vlerësimit të nevojave që kanë specialistët e bujqësisë për të arritur më pas në krijimin e moduleve të duhura të trajnimit për ta.

Sa i takon bujqësisë smart, Kapaj tha se UBT do të ndërtojë në Fermën Didaktike Eksperimentale ( FDE), fermë në pronësi të UBT, një hapësirë ku do të zbatohen praktikat dhe teknologjitë inovatore në këtë drejtim. Ajo do t’i shërbejë specialistëve dhe fermerëve për trajnimin por edhe studentëve dhe kërkuesve të rinj për të parë se si zbatohet bujqësia smart.

Profesor Kapaj theksoi gadishmërinë e plotë të UBT në ofrimin e njohurive për realizimin e projektit, duke shpresuar që vazhdimësia dhe funksionaliteti i tij të sigurohet dhe menaxhohet nga specialistët e bujqësisë që do të trajnohen si dhe nga Ministria e Bujqësisë.

Shto Koment

Na Ndiqni në: