© Provided by Live Science

Shkrirja e akullit në det mund të zhdukë 98% të pinguinëve perandorë deri në fund të shekullit

Pinguinët perandorë, specia më e madhe e pinguinëve në tokë, nuk ka gjasa të mbijetojnë deri në fund të shekullit nëse vijon me këto norma aktuale të emetimeve të gazrave serrë dhe shkrirja e akullit të detit, të paktën kështu bëhet e ditur sipas shkencëtarëve.

Një studim i ri nga një ekip ndërkombëtar i ekspertëve të pinguinëve ka zbuluar se 70% e kolonive të pinguinëve perandorë në Antarktidë mund të zhduken deri në vitin 2050 nëse shkalla aktuale e humbjes së akullit të detit vazhdon dhe se 98% e kolonive mund të zhduken deri në vitin 2100 në rast të skenarëve ekstremë. Kjo do ta cilëonte specien “pothuajse në zhdukje”, që do të thotë se pavarësisht se kanë mbetur disa prej tyre, speciet nuk do të mund të rekuperoheshin dhe përfundimisht do të vdisnin.

“Duke pasur parasysh ndryshimin e shpejtë të klimës dhe humbjen e parashikuar të akullit të detit, nuk është aspak befasues ky fakt,” tha për Live Science autori kryesor i studimit, Stephanie Jenouvrier, një ekolog i shpendëve detarë në Institutin Oqeanografik Ëoods Hole në Massachusetts.

Burimi: www.msn.com

Na Ndiqni në: