Patatja e ëmbël dhe veçoritë e saj

Patatja e ëmbël është bimë që i përket familjes  Convolvulaceae. Ajo është e madhe në përmasa, ka përmbajtje niseshteje, ka shije të ëmbëI dhe është bimë rrënjësore.

Feilizat dhe gjethet e reja të saj ndonjëherë konsumohen edhe si zarzavate. Patatja e ëmbël nuk ka shumë lidhje me pataten e zakonshme (Solanum tuberosum). Patatja e ëmbël është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, rrënjët i ka në formë zhardhoku dhe lëvore të butë, me ngjyrë të  verdhë, portokalli, të kuqe, kafe, vjollcë dhe bezhë, me përmbajtje të lartë niseshteje.

Ajo bën pjesë në një familje prej 1000 llojesh dhe që ka origjinën nga Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut. Kina zë vëndin e parë në botë për prodhimin e patates së ëmbël e ndjekur nga Uganda dhe Nigeria. Sipas specialistëve patatja e ëmbël ka një sërë benefitesh edhe për shëndetin e njeriut të tilla si: Forcon sistemin imun; është e dobishme për zemrën; lufton viruset, baktieret etj; pastron mëlçinë nga helmet; bën mirë për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe kyçeve; lufton aneminë; lufton kolesterolin e dëmshëm në trup; është mjaft e dobishme dhe shërben si ushqim ideal për fëmijët që në moshën 6 muajsh etj.

Patatja e ëmbël është burim i vitaminave dhe elementeve ushqyes shumë të mirë. Nëse shërbehen të gatuara në avull, ato shfaqin vetinë e tyre prej atioksidanti.  Një sërë avantazhesh kanë edhe për bukurinë dhe jo vetëm për shëëndetin. Me praninë e vitaminës A, patatja e embël bën mirë për flokët, lëkurën dhe thonjtë,  për shëndetin e syve etj. Patatja e ëmbël ka 100 kalori për çdo porcion ndaj dhe konsiderohet pak kalorike.  Ajo është e pasur me substanca ushqyese dhe përmban sasi të mëdha triptofani, magnezi, kaliumi, proteina, kalcium, fibra e vitaminat C, E, B6, B5 e B3.

 

Shto Koment

Na Ndiqni në: