PROJEKTI PËR NJË RRJET ELEKTRIK ME EMETIME ZERO TË KARBONIT

Raporti i ri, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Energjisë, tregon se prodhimi i energji diellore është duke u rritur me hapa galopantë. Prodhimi i energji elektrike për vitin 2035 parashikohet të jetë shumë herë me i madh se sasia e energjisë që nevojitet nga të gjithë konsumatorët sot, duke krijuar kështu mundësi jashtëzakonshme ekonomike për të gjithë Amerikën.

Departamenti Amerikan i Energjisë (DAE) publikoi sotraportin e quajtur “Studimi i Aksioneve të Energjisë Dielloreku vend i veçantë i është kushtuar rolit rëndësishëm që do të luajë dielli në dekarbonizimin e rrjetit elektrik të vendit. Studimi tregon se energjia diellore pritet të fuqizojë me 40% prodhimin e energjisë elektrike të vendit deri në vitin 2035, të nxisë dekarbonizimin e thellë të rrjetit elektrik dhe të punësojë deri në 1.5 milionë njerëz – kjo pa rritur çmimet e energjisë elektrike. Gjetjet e studimit e vënë theksin tek përdorimi masiv dhe i barabartë i burimeve të energjisë së pastër, ku në mënyrë të veçantë dalin në pah përpjekjet e administratës amerikane për të trajtuar seriozisht krizën klimatike dhe për të rritur me shpejtësi aksesin ndaj energjive të rinovueshme në të gjithë vendin.

“Studimi i mëshohet fort faktit se dielli, si burimi më i lirë dhe me rritjen më të shpejtë të energjisë së pastër, mund të prodhojë energji elektrike në sasi të mjaftueshme për të furnizuar të gjithë konsumatorët familjar në SHBA deri në vitin 2035 dhe të arrijë të punësojë deri në 1.5 milionë njerëz në këtë proces”, – kjo sipas Sekretarit të Energjisë Jennifer M. Granholm. “Arritja e këtij objektivi madhor kërkon hartimin dhe ndjekjen e politikave strikte të dekarbonizimit dhe të energjisë së rinovueshme– pikërisht atë çfarë parashtrohet e zeza në të bardhëLigjin Bipartizan të Investimeve në Infrastrukturë dhe Krijimin e Vendeve të Reja të Punës dhe axhendën e Presidentit Biden për të ndërtuar sërish nga e para, por këtë herë më mirë (ang. build back better).”

Në vitin 2020 SHBA- instaluan një numër rekord të paneleve të energjisë diellore – 15 gigavat – në total 76 GW, që zë rreth 3% të furnizimit aktual me energji elektrike. Studimi i aksioneve të ardhme të energjisë diellore”, i përgatitur nga Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme të Departamentit të Energjisë, tregon se Shtetet e Bashkuara do të duhet të katërfishojnë volumin vjetor shtesëtë kapacitetit prodhues diellor deri në vitin 2035 dhe do duhet të ofrojnë 1000 GW energji një rrjet dominohet nga burimet e rinovueshme të energjisë. Deri në vitin 2050 energjia diellore mund të sigurojë 1600 GW në një rrjet me përmbajtje karboni zero—duke arritur të prodhojë më shumë energji elektrike sesa konsumohet realisht në të gjitha ndërtesat rezidenciale dhe entet tregtare në vend. Dekarbonizimi i të gjithë sistemit elektrik mund të sjellë prodhimin e 3,000 GW të energjisë diellore deri në vitin 2050 për shkak të rritjes së elektrifikimit në sektorët e transportit, ndërtesave dhe industrisë.

Studimi parashtron projektplanin ambicioz për arritjen e këtij guri kilometrik, i cili kërkon politika të forta dekarbonizimi të shoqëruara me përdorimin në shkallë të gjerë të burimeve të rinovueshme të energjisë, elektrifikimin në shkallë të gjerë si dhe modernizimin e rrjetit elektrik. Gjetjet kryesore të studimit përfshijnë të mëposhtmet:

Një rrjet i pastër elektrik kërkon shfrytëzimin e burimeve të ndryshme dhe të qëndrueshme të energjisë SHBA-të do tëduhet të instalojnë mesatarisht 30 GW nga kapaciteti diellor në vit deri në vitin 2025 si dhe 60 GW në vit për periudhën2025-2030. Modelimi i studimit tregon se pjesa tjetër e energjisë nga burime të pastra me zero karbon do të sigurohet nga burime të tjera: energjia nga era (36%), energjia bërthamore (11%-13%), energjia hidroelektrike (5%-6%) dhe bioenergjia/gjeotermale (1%).

Mjetet e reja që rrisin fleksibilitetin e rrjetit, ruajtja dhe invertitorët e avancuar, apo zgjerimi i transmetimit do të ndihmojnë në shtrirjen e energjisë diellore në të katër cepat e Amerikës – Era dhe dielli, si burime të energjisë së pastër, do të ofrojnë rreth 75% të energjisë elektrike deri në vitin 2035 dhe 90 % deri në vitin 2050 duke mundësuar kështu transformimin e sistemit elektrik. Përdorimi dhe shfytëzimi i kapacitetit ruajtës së energjisë sjell më shumë fleksibilitet dhe elasticitet, duke e rritur këtë kapacitet nga 30 GW në gati 400 GWvitin 2035 dhe 1,700 GWvitin 2050. Mjetet e avancuara si invertitorët e rrjetit, parashikimi i prodhimit të energjisë, si dhe mikrorrjetet do të luajnë  rol të madh sigurimin e besueshmërisë dhe performancës së një rrjeti të mbizotëruar nga energjia e rinovueshme.

Një rrjet elektrik me bazë burimet e rinovueshme do të mundësojë kushte për një jetë të shëndetshme, si dhe uljetë konsiderueshme në kosto– Ulja e emetimeve të karbonit dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit do të sjellin kursime që varijojnë nga 1.1 trilion deri në 1.7 trilion dollarë, pra shumë më tepër se kostot shtesë që nevojten për kalimin tek energjiae pastër. Çmimi i parashikuar i energjisë elektrike për konsumatorët nuk do të rritet deri në vitin 2035, sepse kostot do të kompensohen plotësisht nga kursimet e sjellja si rezultat i përmirësimeve teknologjike.

Veç politikave mbështetëse të dekarbonizimit, nevojitenteknologjitë e avancuara për të reduktuar më tej koston e energjisë diellore SHBA-të nuk do të mund ta dekarbonizojnë plotësisht rrjetin pa kombinuar kufizimet në emetimet e karbonit me mekanizmat për të nxitur prodhimin e energjisë pastër. Përparimet e vazhdueshme teknologjike, të cilat ndikojnë në uljen e kostos së energjisë diellore, janë gjithashtu të nevojshme për të mundësuar shtrirjen e gjerë të panelëve të energjisë diellore.

Përshtati: Arjan Shumeli

Shto Koment

Na Ndiqni në: