moho01 - www.pixabay.com

Përfitimet shëndetësore të vajit të kokosit

1. Përmban acide të yndyrave të shëndetshme

Vaji i kokosit është i lartë në MCT. Kur konsumoni MCT, ato priren të shkojnë drejt në mëlçi. Trupi i përdor ato si një burim i shpejtë energjie ose i kthen në ketone. Këto të fundit mund të kenë përfitime të fuqishme ndaj epilepsisë, Alzheimerit dhe sëmundjeve të tjera.

2. Përmirëson shëndetin e zemrës

Disa vende e kanë përdorur ndër breza vajin e kososit dhe studimet tregojnë se popujt e tyre kanë shëndet të mirë të zemrës.

3. Nxit djegien e dhjamit

Studimi sugjeron se MCT-të mund të rrisin numrin e kalorive të djegura gjatë 24 orëve me 5%. Sidoqoftë, vetë vaji i kokosit mund të mos ketë të njëjtin efekt.

4. Ka efekte antimikrobike

Acidi laurik përbën rreth 50% të acideve yndyrore në vajin e kokosit. Kur trupi tret acidin laurik, ai formon një substancë të quajtur monolaurinë. Si acidi laurik dhe monolaurina mund të vrasin patogjenë të dëmshëm, të tilla si bakteret, viruset dhe kërpudhat.

5. Redukton urinë

Një tipar interesant i MCT-ve është se ato mund të ulin urinë. Kjo mund të ketë lidhje me mënyrën se si trupi metabolizon yndyrat, sepse ketonet mund të zvogëlojnë oreksin e një personi.

6. Mund të zbusin krizat

Studiuesit aktualisht po studiojnë dietën ketogjenike, e cila është shumë e ulët në karbohidrate dhe e pasur me yndyra, për të trajtuar çrregullime të ndryshme. Dieta ul në mënyrë dramatike shkallën e krizave te fëmijët me epilepsi.

7. Mund të mbrojë lëkurën, flokët dhe dhëmbët

Studimet tregojnë se vaji i kokosit mund të përmirësojë lëkurën e thatë, të zbusë simptomat e ekzemës si dhe të mbrojë flokët nga dëmtimi. Gjithashtu gargaret me vaj kokosi mund të shkatërrojnë disa nga bakteret e dëmshme në gojë.

8. Mund të rrisë funksionin e trurit në Alzheimer

Në Alzhaimer ulet aftësia e trurit për të përdorur glukozën për energji. Studiuesit kanë sugjeruar që ketonet mund të sigurojnë një burim alternative energjie që ndihmon për të zbutur simptomat e Alzheimer.

9. Ndihmon në uljen e dhjamit të dëmshëm të barkut

Meqenëse disa nga acidet yndyrore në vajin e kokosit mund të zvogëlojnë oreksin dhe të rrisin djegien e dhjamit.

Na Ndiqni në: