Përmirëson shëndetin e zemrës
Limoni është një burim i mirë i vitaminës C. Një kokërr limon përmban rreth 31 mg të vitaminës C, që është 51% e marrjes ditore referuese (RDI). Hulumtimet tregojnë se ngrënia e frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru. Përbërjet bimore që gjenden tek limonët, përkatësisht hesperidina dhe diosmina, janë zbuluar gjithashtu se ulin kolesterolin.
Përmirëson tretjen
Limonët përbëhen nga rreth 10% karbohidrate, kryesisht në formën e fibrave të tretshme dhe sheqernave të thjeshtë. Fibra kryesore në limon është pektina, një formë e fibrave të tretshme e lidhur me përfitime të shumta shëndetësore.
Fibrat e tretshme mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe të ngadalësojnë tretjen e sheqernave dhe niseshteve. Këto efekte mund të rezultojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Por, për të përfituar efektet pozitive të fibrës nga ky frut, limoni duhet të hahet dhe jo vetëm të konsumohet në formën e lëngut.
Parandalon gurët në veshka
Gurët në veshka janë gunga të vogla që formohen kur produktet e mbetjeve kristalizohen dhe grumbullohen në veshka. Vetëm një filxhan me lëng limoni në ditë mund të sigurojë mjaftueshëm acid limoni për të ndihmuar në parandalimin e formimit të gurëve tek njerëzit që tashmë i kanë pasur.
Mbron ndaj anemisë
Anemia e defiçencës së hekurit është shumë e shpeshtë. Ndodh kur nuk merret mjaftueshëm hekur në ushqimet që konsumon. Limoni ka në përbërje hekur, por e parandalon aneminë duke përmirësuar përthithjen e hekurit më mirë për shkak të vitaminës C dhe acidit citrik që përmban.
Redukton riskun për kancer
Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që hanë më shumë agrume, si limoni, kanë një risk më të ulët për zhvillimin e kancerit. Disa studiues mendojnë se përbërësit bimorë që gjenden tek limoni, si limonene dhe naringenina ,mund të kenë efekte antikancerogjene, por kjo hipotezë ka nevojë për kërkime dhe studime të mëtejshme.