Photo - Newsbomb.al

Bletët vrasin 63 pinguinë në rrezik zhdukjeje

Një tufë bletësh ka vrarë 63 pinguinë afrikanë, bëri të ditur Fondacioni i Afrikës Jugore për Ruajtjen e Zogjve Bregdetare.

Pinguinët e mbrojtur u gjetën të ngordhur në Simon’s Town, një qytet i vogël pranë Cape Town.

Te asnjë prej pinguinëve nuk u gjetën shenja të lëndimeve të jashtme. “Pas testeve, ne gjetëm pickime bletësh rreth syve të pinguinëve,” tha David Roberts veteriner klinik i fondacionit.

Zona është një park kombëtar dhe bletët e Kepit janë pjesë e ekosistemit.

Pinguinët afrikanë, të cilët banojnë në bregdetin dhe ishujt e Afrikës jugore, janë në listën e kuqe të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, që do të thotë se ata përballen me një rrezik të lartë zhdukjeje.

Burimi: BBCNews & Newsbomb.al

Na Ndiqni në: