Afatet e aplikimeve dhe regjistrimeve në programet e studimeve profesionale (2 – vjeçare), për ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe programin e integruar të studimeve_DIND, për vitin akademik 2021-2022

Ndërsa janë bërë publike listat e fituesve të raundit të dytë për vitin akademik 2021-2022 në UBT, drejtoritë përkatëse në këtë IAL njoftojnë edhe afatet e regjistrimit për këtë raund, për t’ua lehtësuar sa më shumë punën studenteve/ëve të reja/rinj.

Në mbështetje të Udhëzimit nr. 10, datë 15.05.2019 (i përditësuar 02.06.2021) të MASR, “Për proçedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë”, Udhëzimit nr. 11, date 02.06.2021, për disa shtesa dhe ndryshime në Udhezimin nr. 10, date 15.05.2019, “Për proçedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë” dhe Urdhërit të Përbashket të QSHA dhe QNRASH NR. 6, datë 25.06.2021, “Për miratimin e kalendarit për procesin e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet e Arsimit të Lartë”, për vitin akademik 2021-2022, në tabelën më poshtë janë përcaktuar proçedurat e regjistrimit dhe afatet kohore:

Afatet e aplikimeve dhe regjistrimeve në programet e studimeve profesionale (2 – vjeçare), për ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe programin e integruar të studimeve_DIND, për vitin akademik 2021-2022

1. Shkarkimi i listave nga portali U-Albania 22-23.09.2021
2. Renditja dhe ngarkimi ne portalin U-Albania 23-26.09.2021
3. Publikimi i renditjes në portalin U-Albania 28.09.2021
4. Ankimimi prane IAL/UBT-se dhe ndryshimi i renditjes në U-Albania pas ankinimeve 29.09.2021
5. Regjistrimet për ciklin e parë të studimeve Bachelor Raundi II (5 faza 48 orëshe) 30.09.2021-09.10.2021
6. Çregjistrimi i kandidatëve dhe regjistrimi i aplikantëve të cilëve u është pranuar ankinimi 10-11.10.2021

 

Na Ndiqni në: