Foto: UNComa

Zbulohen në Argjentinë më shumë se 160 vezë të 85 milionë viteve më parë e që i përkasin epokës së dinosaurëve.

Pak kohë më parë në Argjentinë u zbuluan më shumë se 160 vezë, të cilat janë pjesë e një grupi të quajtur Enantiornites, që ishin shumë të zakonshëm në periudhën kretake, miliona vite më parë.

Vezët e shpendëve prehistorike të fosilizuara janë gjetur në një kampus universitar në Provincën Neuquén në rajonin Patagonia dhe kanë një madhësi nga pesë deri në shtatë centimetra. Sipas paleontologëve vezët u gjetën në një zonë që daton nga epoka Mesozoike, 1100 kilometra në jug të Buenos Aires.  Dihet që Argjentina është e pasur me fosile nga periudhat Triasike, Jurasike dhe Kretake të epokës Mesozoike.

Vendet më të rëndësishme të fosileve të dinosaurëve janë të vendosura në Patagonia, në Argjentinën jugore, në provincat perëndimore të La Rioja dhe San Juan si edhe në provincën veriore të Saltës.

Burimi: heraldodemexico.com.mx

Shto Koment

Na Ndiqni në: