Provided by CNET Munir Uz Zaman/AFP

“Lopa më e vogël në botë’’ mund të jetë një rrezik i madh shëndetin publik.

Rani mund të jetë lopa më e vogël në botë por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe rreziku më i madh për shëndetin publik, të paktën në Bangladesh. Në këtë periudhë të përhapjes së COVID, banorë të Bangladeshit por edhe të tjerë jashtë tij duket se po sfidojnë masat anticovid për të parë nga afër lopën xhuxhe e cila është vetëm 51cm.

Lopa me një moshë pak më shumë se 23 muajshe peshon 26 kg dhe pronarët e fermës ku lindi kafsha bëjnë me dije se kanë aplikuar për të siguruar certifikatën e Rekordeve Guines për Ranin si lopa më e vogël në botë. Sipas faqes zyrtare së Librit të Rekordeve Botërore Guinness, mbajtësja aktuale e këtij titulli është Manikiam, një lopë nga shteti indian i Kerala-s, e cila në 2014, kur edhe u bë pjesë e Guines ishte 61 cm e lartë.

Deri tani lopa Rani ka tërhequr mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës në një fermë të largët në Bangladesh.

Burimi: www.msn.com

Na Ndiqni në: