SI MUND T’I PËRGJIGJET BUJQËSIA QELIZORE KËRKESAVE GLOBALE NË RRITJE PËR USHQIM?

Bujqësia qelizore pritet që të plotësojë kërkesat në rritje për ushqim duke minimizuar impaktin në mjedis në shifra optimiste. Për këtë qëllim, nevojiten jo vetëm investime, por edhe përpjekje me fokus tek kjo lloj bujqësie me synim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove. Në plan të parë, del ai lloj komunikimi transparent për avantazhet e bujqësisë qelizore që krijon besim tek konsumatorët dhe pranimin nga ana e tyre të saj.

Instituti i Burimeve Botërore parashikon që kërkesa globale për mish lope, apo produkte mishi nga kafshët ripërtypse të rritet me 88% nga viti 2010 deri në vitin 2050, rritje e shtyrë kryesisht nga kërkesa e shtresave të popullsisë me të ardhura mesatare, apo edhe nga shifrat e larta të popullsisë botëtore, që pritet të arrijë në rreth 10 miliardë njerëz në vitin 2050.

Bujqësia qelizore konsiderohet si shtylla kryesore në sektorin e “ushqimit të ri”, ku po shohim ritme të shpejta të integrimit të tij, që përfshin alternativa të shumta bimore, apo alternativa me bazë mikroorganizmat dhe insektet. E prirur për rritje të shpejtë në dekadën e ardhshme, bujqësia qelizore do të luajë një rol të rëndësishëm në përmbushjen e kërkesave të ardhshme për ushqim duke lehtësuar presionin e ushtruar ndaj sistemeve tëtanishme të prodhimit të ushqimit dhe presioneve ndaj mjedisit.

Si funksionon bujqësia qelizore?

Bujqësia qelizore përdor qeliza individuale nga bimët dhe kafshët, ose nga organizma  një-qelizorë, për të prodhuar produkte bujqësore. Këto përfshijnë produktet e mishit, ushqimet e detit, produktet e qumështit dhe ushqime të tjera të pasura me proteina dhe me  përbërës funksionalë, të cilat prodhohen përmes modifikimit të indeve ose fermentimit “ preçiz”, pra pa pasur nevojën për “kultivimin” e kafshëve, apo bimëve të marra si të tëra.

Modikfikimi i indeve përdoret për të krijuar mish të kultivuar apo mish me bazë qelizore, si dhe produkte mishi apo qumështime këtë bazë. Për të prodhuar mish dhe produkte deti me bazë qelizore, qelizat e thjeshta, ose ato të modifikuara gjenetikisht merren nga një kafshë e gjallë dhe rriten në kushte të pasura me ushqim në një bio-reaktor, ku përdoren mekanizmat e rritjes dhe të riparimit ndaj dëmeve ashtu si në natyrë. Qelizat diferencohen në lloje – pra në qeliza muskulore, apo qeliza yndyrore – të cilatrriten në një “skelë me matricë ekstraqelizore” (Eng. scaffold),ose që trajtohen më tej si mish i grirë

Një metodë e ngjashme përdoret për të prodhuar qumështin me bazë qelizore. Në këtë rast, qelizat e gjendrave të qumështit të gjitarëve imbolizohen (bëhen të palëvizshme) në një bio-reaktor me fibra bimor të zbrazët. Si rezultat, qelizat sekretojnëqumështin që ka të njëjtin profil makro-nutrient ose ushqyes si qumështi i lopës, ose qumështi i gjirit të njeriut, kjo në varësi të llojit të burimit të qelizave.

Fermentimi “preçiz” shkon përtej metodave të njohura gjerësisht nga industritë ushqimore dhe ato farmaceutike. Procesi përfshin marrjen e genit që kodon, për shembull, një proteinë të synuar nga një organizëm dhurues, si p.sh., nga një lop, dhe vendosjen e tij në ADN-në e një geni pritës. Geni pritës, shpesh një organizëm një-qelizor, si bakterie ose tharmë, kultivohet në një vaskë fermentimi, duke siguruar prodhimin e qumështit në sasi të mëdha. Proteina rezultuese ndahet nga qelizat pritëse, pastrohet dhe zakonisht thahet për të krijuar një substanctacë pluhuri, i cili mund të përdoret si ëmbëlsues, apo si përbërës në akullore me bazë qumështin, apo si proteinë e bardhë vezësh,apo edhe si kolagjen.

A e dini se….?

Proteinat alternative pritet që të transformojnë ushqimin, të zbutin ndryshimet klimatike dhe të rrisin fitimet. Pyetja lind: si mund të prodhojmë ne proteina mjaftueshëm për të ushqyer 10 miliardë njerëz? Përgjigjia: Përmes fermentimit.

Fermentimi do të na ndihmojë ne në krijimin e një sistemi ushqimor më efikas dhe më të qëndrueshëm .  Në mënyrë të ngjashme, fermentimi preçiz pritet të përdoret në prodhimin e komponentëve bimor, siç p.sh., në prodhimin e legumeve të sojës. Këtu, ADN-ja merret nga një bimë soje dhe vendoset në një tharmë (yeast) përmes modifikimit gjenetik. Pas fermentimit, hemoglobina e legumeve të sojës (soy heme), që ngjason me hemoglobinën e legumeve të kafshëve (animal heme), mund të përdoren në analogë mishi për t’i dhënë atij ngjyrë të kuqe apo nuanca rozë, si dhe një teksturë apo shije të ngjashme me mishin.

E njëjta metodë përdoret edhe në prodhimin e enzimave, apo në podhimin e mëndafshit dhe të leshit – të gjitha të bazuara në proteina. Po ashtu, kjo metodë mund të aplikohet për të krijuar përbërës jo-proteinorë si yndyrat, ose oligosakaridet e qumështit të njeriut për zëvendësimin e qumështit të gjirit.

Cilat janë avantazhet..?

Bujqësia qelizore mbart një potencial të madh për të siguruar produkte me vlera ushqimore, apo produkte të tjera jo-ushqimore që popullsia ka nevojë, kjo pa kërkuar shfrytëzimin e tokave shtesë, apo shterimin e burimeve tona natyrore. Për shkak se proceset e prodhimit ndodhin brenda një mjedisi të kontrolluar, ku përdoren kryesisht teknologji të pranuara shkencërisht, avantazhet janë të shumta. Ushqimet nga bujqësia qelizore:

Kanë një shkallë konvertimi të lartë të ushqimit dhe ofrojnë profile të ngjashme, ose identike ushqimore.
Plotësojnë standarde të larta të konsistencës, sigurisë dhe higjienës.
Mundësojnë siguri të lartë ushqimore duke qenë të pavarura nga ndryshimet sezonale dhe ato klimatike.
Shmangin antibiotikët e përdorur në kafshë, duke minimizuar kundërpërgjigjen antimikrobiale (AMR).
Lejojnë zgjedhjen e linjave qelizore nga kafshë me cilësi të lartë, apo nga specie që janë të vështira për t’u kultivuar, si dhe nga ato specie që po përballojnë zhdukjen e tyre.

Përshtati: Arjan Shumeli, FEA.

Burimi: World Economic Forum

2

Na Ndiqni në: