Rrënjët e ushqimit tënd

Për të pasionuarit e bujqësisë, tashmë është një emision i përjavshëm, mjaft i ndjekur në të cilin trajtohen tema nga më tëndryshmet, interesante dhe në pasqyrim të realiteteve të reja që po përjeton bujqësia dhe zhvillimi rural në vendin tonë.

Është një emision që transmetohet në kanalin 2 te Televizionit Publik Shqiptar. Është pikërisht emisioni ku jepen këshilla për fermerët dhe të apasiunuarit pas bujqësisë, si dhe me telefonata nga publiku për një informacion më të drejtpërdrejtë mbi këto tema. Realizues dhe moderator Prof. Dr. Sokrat Jani, kërkues shkencor pranë Institutit të Resurseve Gjenetike Bimore, pjesë e UBT. Ndërsa gazetar në terren është i mirënjohuri Arben Kruta, një gazetar me eksperiencë të gjatë në këtë institucion.

Emisioni vjen tek shikuesit mjaft i freskët, i kuptueshëm dhe interesant njëkohësisht. Kjo ndodh për shkak se Prof. Sokrati duke qënë vetë një specialist i njohur i bujqësisë dhe i kërkimit shkemcor në vend, njeh mirë dhe ndjek zhvillimit në bujqësinë e vendit e mëgjerë në zhvillimin rural. Fillimisht, moderatori përzgjedh me kujdes temën, që vjen në përputhje me një shqetësim të kohës, me një afat të ndërhyrjes në bujqësi, për një mënyrë të aplikimit në bujqësi, dhe më gjerë në lidhje me aktivitete të ndryshme të zhvillimit rural. Pas kësaj, komunikon dhe bashkëbisedon me ekspertët më të mirë në vend, të cilët i fton në studio për të diskutuar rreth një problematike të caktuar.

Për të sjellë një emision sa më interesant, fillimisht moderatori harton skaletën dhe gjithë strukturën e emisionit, duke bërë njëkohësisht edhe “orientimin” se ku duhet të fokusohet biseda. Duke qënë një emision i hapur, ekspertët e ftuar në studio, sjellin mendimet por edhe eksperiencat e tyre, duke i dhënë jetë dhe karakter emisionit.

Moderatori, ashtu edhe të ftuarit, pasi bëjnë një lloj ekspozeje të situatës në atë fushë specifike që analizohet apo diskutohet në emisionin e caktuar, kalohet në shembujt që vërehen në terren, duke analizuar anët e mira dhe defektet që vërehen. Biseda pasurohet me kronika nga terreni, me shembuj si në vend, ashtu edhe në vendet e tjera, duke orientuar fermerët por edhe aktorë të tjerë, për të bërë më të mirën e mundëshme. Shpesh, në emision jepen edhe sugjerime për organet dhe strukturat publike në vend, përfshi këtu ministritë, organet e pushtetit vendor, ashtu edhe universitetet, donatorët, shoqërinë civile, etj.

I transmetuar në një orar të favorshëm, një emision interesant dhe i dobishëm, ka një numër ndjekesish gjithnjë në rritje.

Z.GJ

Na Ndiqni në: