Nis Kampionati Kombëtar i Sportit Universitar, UBT merr pjesë në te treja disiplinat

Nisi në datën 7. 12. 2021 Kampionati Kombëtar i Sportit Universitar 2020-2021, pjesë e të cilit është edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti u zhvillua në Pallatin e Sportit ‘’Asllan Rusi’’ dhe në të morën pjesë drejtuesit e Federatës së Sporteve Universitare dhe përfaqësues të Bashkisë Tiranë, si sponsorë kryesorë të këtij kampionatit, studente/ë etj.

Kampionati Kombëtar i Sportit Universitar do të përmbajë zhvillimin e ndeshjeve në disiplinat sportive; minifutboll për meshkuj, volejboll për femra dhe basketboll për meshkuj. Pjesë e kampionatit janë më shumë se 20 ekipe dhe qindra student/ë nga fakultete të ndryshme.

Për të tre sportet e lartpërmendura, Universiteti Bujqësor i Tiranës është në grup për t’u ndeshur me universitetin e Mjekësisë, universitetin Politeknik, universitetin e Arteve, universitetin e Tiranës dhe universitetin e Sporteve.

 Kalendari i ndeshjeve është si më poshtë vijon:

 

Java I Data 7/12/2021

Universiteti i Tiranës -Universiteti i Arteve ora 10:00

Universiteti i Sporteve – Universiteti Politeknik Tiranë 11:00

Universiteti Mjekësisë – Universiteti Bujqësor Tirane 12:00

 

Java II Data 14/12/2021

Universiteti i Tiranës -Universiteti Politeknik ora 10:00

Universiteti i Sporteve – Universiteti i Mjekësisë ora 11:00

Universiteti Bujqësor Tiranë – Universiteti i Arteve ora 12:00

 

Java III Data 21/12/2021

Universiteti i Tiranës – Universiteti Bujqësor Tiranë ora 10:00

Universiteti i Arteve – Universiteti i Sporteve ora 11:00

Universiteti Politeknik – Universiteti i Mjekësisë ora 12:00

 

Java IV Data 13/01/2022

Universiteti i Tiranës – Universiteti Mjekësisë ora 10:00

Universiteti Politeknik – Universiteti i Arteve ora 11:00

Universiteti i Sporteve – Universiteti Bujqësor Tiranë ora 12:00

 

Java V Data 20/01/2022

Universiteti i Tiranës – Universiteti i Sporteve ora 10:00

Universiteti Politeknik – Universiteti Bujqësor Tirane ora 11:00

Universiteti Mjekësisë – Universiteti i Arteve ora 12:00

 

Java V Data 27/01/2022   Finalet

Në ditën e parë të kampionatit, ekipi i UBT-së fitoi ndeshjen në tavolinë në basketboll për meshkuj.

Vitet e studimeve universitare jane ndër më të bukurat për çdo student por ato bëhen edhe më të bukura kur pasurohen me aktivitete të ndryshme artistike apo sportive. Gjatë viteve të fundit, për shkak edhe të pandemisë së COVID 19 dhe tërmetit, aktivitetet sportive u ndërprenë për më shumë se dy vite duke ndikuar negativisht si në cilësinë e jetës studentore ashtu edhe në pasimin e traditës sportive nga njëri brez në brezat pasardhës. Menjëherë pas reduktimit të masave anticovid, Besnik Veliu, në cilësinë e presidentit të Federatës së Sporteve Universitare, filloi riorganizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive sikurse është dhe aktiviteti kombëtar i cili filloi në datën 7 dhjetor dhe do të përfundojë në datën 27.01.2022.

Sportet në të cilat do të përballen mes tyre ekipet studentore janë volejboll (F), basketball dhe minifutboll (M). Fillimisht tërheqja e studentëve për pjesëmarrje në këto aktivitete dukej e vështirë por pas një pune cilësore të Zyrave të Karrierës dhe Studentëve në çdo fakultet të UBT-së, aktualisht ka një databazë për studentët e këtij universiteti që dëshirojnë të aktivizohen në disiplina të ndryshme sportive. Vëmendja e këtyre zyrave

ka qenë të tërheqin më së shumti studentët e viteve të para dhe të dyta dhe kjo për të ndërtuar një ‘’bërthamë’’ e cila do të shërbejë edhe për vitet në vijim. Në këtë kuadër, Prof. Fatbardh Sallaku, Rektori i UBT dhe Edmond Tërthorja në cilësinë e Administratorit të UBT-së, një ditë para fillimit të aktivitetit kombëtar zhvilluan një takim me studentët pjesëmarrës ku shprehën mbështetjen e tyre morale dhe mbështetjen infrastrukturore edhe për më tej.

Vlen të theksohet se për UBT-në, e rëndësishme është pjesëmarrja e studentëve në këto aktivitete, pavarësisht rezultateve. Stafi i UBT-së në tërësi është i vetëdijshëm që studentëve u duhet kohë dhe stërvitje e përbashkët për t’u familjarizuar me njëri-tjetrin dhe për të patur rezultate pozitive, ndaj për këtë arsye u ofron suportin dhe mbështetjen maksimale. Ndërkaq Qendra e Karrierës dhe Alumni beson se organizimi në të ardhmen e afërt, i kampionateve ndërmjet fakulteteve të UBT do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në cilësinë e skuadrave të UBT por dhe në jetën dhe shëndetin e studentëve të këtij universiteti.

Prof. Asoc. Dritan LAÇI

Përgjegjës i Qendrës së Karrierës dhe Alumni

Na Ndiqni në: