Dhjetëra të rinj afganë nisin mësimin në UBT

Dhjetëra të rinj afganë nisin mësimin në UBT

UBT  i përgjigjet pozitivisht kërkesës së “Global Center for Food Systems Innovation’’ (GCFSI) Michigan University për t’u ofruar disa studenteve/ëve afganë mundësinë e studimeve Master Profesional në fushën e Hortikulturës. 12 Studente/ë afganë nga Universiteti i Kabulit janë tashmë pjesë e UBT ndërsa do ndjekin studimet në ambientet e këtij kampusi. Për t’i mirëpritur dhe për t’u uruar atyre mirëseardhjen, Rektori i UBT së bashku me stafin e tij të ngushtë, zhvilloi sot një takim miqësor me ta. Ndërsa u uroi atyre suksese në këtë rrugëtim të dijes në vendin tonë, Prof.  Fatbardh Sallaku  i njohu shkurtimisht studentët me të dhëna për universitetin dhe u ofroi gjithashtu të gjithë mbështetjen e nevojshme.

UBT vendosi të miratojë për ta zhvillimin e studimeve në ciklin e dytë të Masterit Profesional 1-vjeçar “Teknologjitë e avancuara në Hortikulturë’’ të departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit në gjuhën angleze për 12 studentët afganë.

Na Ndiqni në: