Lumturi Papa: Zhvillimi i blegtorisë, një mundësi e shkëlqyer me përfitim ekonomik

Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Zooteknike, Prof. Dr. Lumturi Papa dha një intervistë për Tv Scan mbi zhvillimin e sektorit të blektorisë në vendin tonë, gjëndjes aktuale, faktorët ndikues, problematikat,  kapacitetet e përgjithshme, mundësistë e përmirësimit, tendencat bashkëkohore,  subvencionet nga shteti dhe rruga e duhur drejt zhvillimit të këtij sektori në Shqipëri.
Ajo shprehet se vendi ynë ka një larmishmëri habitatesh blektorale që përshtaten më së  miri në vendin tonë dhe me kushtet fiziko-gjeografike që kemi, por duhet shtuar nxitja e orientimi i të rinjve drejt këtyre fushave, përshtatja çdo ditë e më tepër me teknologjinë dhe inovacionet më të fundit dhe shtimi i mbështetjeve në forma të ndryshme për fermerët.
Sipas saj, ky sektor në Shqipëri ka mundësi të shkëlqyera për përmirësim, zhvillim dhe për fitim financiar sigurisht.
Profesoresh Lumturi Papa i bën thirrje të gjithë të rinjve të drejtohen drejt këtyre degëve të Universitetit Bujqësor që mundësojnë zgjerim dijesh e arritje profesionale dhe janë ndër degët e privilegjuara që ofrojnë punësim të sigurt.

Na Ndiqni në: