Leksion i hapur nga artistja polake Karolina Halatek

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit do të mirëpresë Karolina Halatek, artisten polake që përdor dritën për të krijuar hapësira eksperimentale specifike për vendndodhjen që përfshijnë elemente vizuale, arkitekturore dhe skulpturore.

Ajo do të zhvillojë një leksion të hapur me temë “Instalime zhytëse në hapësirën publike” , të moderuar nga Asistent Lektore në UBT, Dea Buza, ditën e hënë, datë 4 mars 2024, ora 12:00 në sallën “Skënder Xhiku”, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Projekti i saj “Terminali për Tiranën” është zgjedhur si një nga tetë veprat fituese të artit nga juria ndërkombëtare në kuadër të projektit “Arti në hapësirën publike 2022”, i cili me mbështetjen e Ministrisë së  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të zbatohet nga Tirana Art Lab.

Ajo ka studiuar Dizajn për Performancë në Universitetin e Arteve në Londër, Britani e Madhe, Arte të Bukura në Universität der Künste Berlin, Gjermani dhe Art Mediatik në Akademinë e Arteve të Bukura në Varshavë, Poloni.

Na Ndiqni në: