Për të arritur një ndërgjejgësim sa më të mdh dhe informim masiv në lidhje me “ethet afrikane të derrave’’, EFSA (Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore) përcjell një sërë informacionesh në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për këtë për këtë sëmundje virale.
Bashkimi Evropian (BE) është eksportuesi më i madh në botë i derrave dhe nënprodukteve të tyre, me më shumë se 5 milionw ton të eksportuara çdo vit. Për këtë arsye klasifikohet si një ndër veprimtaritë më të rëndësishme të sektorit bujqësor. Mbarështimi i derrave zë përqindjen më të madhe në krahasim me sektorët e tjerë të prodhimit të mishit, duke përbërë kështu 8,5% të prodhimit total bujqësor të 27 shteteve të BE-së. Sektori i prodhimit të mishit të derrit zë 35% të prodhimit total të mishit brenda BE-së.
Megjithatë, industria e mbarështimit të derrave po përballet me një kërcënim serioz që mund të shkaktojë dëme ekonomike të konsiderueshme në nivel kombëtar dhe në tërë Evropën: Ethet afrikane të derrave.
Çfarë janë ethet afrikane të derrave?
Ethet afrikane të derrave (ASF) është një sëmundje virale që prek derrat e butë dhe derrat e egër. Ky virus është i padëmshëm për njerëzit, por është zakonisht vdekjeprurës për derrat. Aktualisht nuk ekziston asnjë vaksinë apo kurë kundër ASF-së dhe mund të duhen disa vite derisa ajo të zhduket.
Në vitet e fundit, janë shtuar vatrat e përhapjeve të ASF-së. 12 shtete evropiane janë aktualisht të prekura nga kjo sëmundje. Ato janë Bullgaria, Estonia, Gjermania, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Ukraina.
Përhapja e ASF-së në një zonë ose shtet të caktuar mund të cënojë ndjeshëm industrinë e mbarështimit të derrave, pasi sjell kufizime ndaj tregtisë, të cilat çojnë në humbje të mëdha financiare, si dhe në asgjësimin dhe therjen e një numri të madh derrash.
Zbulo, parandalo, raporto
Duke qenë se përhapja e ASF-së mund të ketë pasoja shkatërruese: zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë elementet kyçe në frenimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Kjo fushatë ka si synim që të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ofrojë njohuri të përgjithshme rreth ASF-së dhe mënyrës së menaxhimit të saj përmes: parandalimit– si të shmangni kontaminimin dhe të mbroni fermat dhe gjënë e gjallë; zbulimit – si të dalloni shenjat e ASF-së dhe raportimit – si të veproni në rastet kur dyshohet për raste infektimi.
Në këtë informacion përfshihet: një dokument që tregon arsyen e ndërmarrjes së fushatës, një grafik informues, një fletëpalosje dhe katër postime të gatshme për rrjetet sociale, që mund të përdoren për t’ju dhënë informacione për shenjat e ASF-së, masat që duhen marrë në lidhje me sigurinë dhe për personat e kontaktit për rastet e dyshuara.
Kjo fushatë, e ndërmarrë nga Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore, ka për qëllim të informojë fermerët në lidhje me ASF-në, të mbështesë shtetet në afërsi të rajoneve të prekura dhe të kontribuojë në asgjësimin e sëmundjes në Evropë.
Për më shumë informacione:
Faqja e internetit e fushatës #StopASF: https://efsa.gitlab.io/multimedia/asf/index.html#/al/
Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore: https://www.efsa.europa.eu/