Domatja e verdhë e Korçës

Specia: Solanum lycopersicum L.
Përhapja: Në zonën e Korçës e Pogradecit njihet e kultivohet për më se 80 -100 vjet. Mendohet se është me orgjinë nga SHBA-të. Fara është ruajtur nga bahçevanët dhe trashëguar brez pas brezi. Aktualisht zë më pak se 5 % të sipër- faqes së domates në zonë.
Përshkrimi:
Bimë e tipit të pakufizuar, me masë gjethore mesatarisht të dendur dhe lulëri të thjeshtë. Zakonisht formon 5-8 lulesa / bimë, por në traditën e zonës mbahet me 3-4 lulesa (ose kate prodhimi). Frutat janë të rrumbullakët, uniformë, mesatarisht të mëdha, rreth180 – 200 g, ngjyrë e verdhë intensive, me shije të mirë e të veçantë. Është mesatarisht e vonë.
Kultivimi: Domate me cikël mesatarisht të gjatë. Mbillet në 10-15 maj dhe vjelja e prodhimit fillon pas 8-10 javë, në fund të korrikut–fillimi gushtit dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti: rreth 35 -40 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora in- festans Mont de Bary) dhe tempera- turave të ulëta.
Negative: Jep prodhim relativ- isht të ulët, por të qëndrueshëm.
Përdorimi:
E freskët për sallatë dhe gatime të ndryshme. Preferohet për kon- sum në familje.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.

Shto Koment

Na Ndiqni në: