INFLUENCA AVIARE OSE GRIPI I SHPENDËVE NGA SHTAME ME PATOGJENITET TË LARTË TË NJOHUR ME INICIALET HPAI

Çfarë është gripi i shpendëve dhe shkaktari i tij?

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale tepër e transmetueshme dhe me shkallë shumë lartë morboziteti, mortaliteti e letaliteti, prek shpendët mbarë botën. Sëmundja mund ndryshojë nga e lehtë deri e rëndë, varësisht nga lloji i virusit përfshirë. Forma e rëndë, equajtur gripi i shpendëve nga shtame shumë patogjenikë (HPAI), shkaktohet nga virusët me proteina sipërfaqësore H5 ose H7, kanë aftësi për të prekur edhe njeriun, edhe pse rrallë. Shumica e rasteve humane vijnë nga kontakti i ngushtë me shpendët e sëmurë. Shpërthimet kanë ndodhur shumë vende, duke përfshirë SHBA-, pjesë Azisë, Evropës dhe Afrikës.

Cilat specie preken nga gripi i shpendëve?

Infuenca aviare ose gripi i shpendëve prek kryesishtshpendët e egër dhe ato shtëpiakë. Shpendët e ujit mund ta bartin sëmundjen, pa manifestuar shenja klinike të saj. Shpendët janë shumë të ndjeshëm dhe mund të ngordhin masivisht.

Kush janë burimet dhe rezevuarët e infeksionit dhe si transmetohet ai?

Rezervuarë të infeksionit janë shpendët e egër të ujit, tëcilët e ekskretojnë shkaktarin në titra shumë të lartë me anë tëfeceve dhe sekrecioneve respiratore. Shpendët e egër migratorëshërbejnë për qarkullimin e virusëve në distanca të largëta. Shpendët e sëmurë janë burimi kryesor i infeksionit, ndërkohëqë të gjithë mjetet, paisjet dhe veshjet e kontaminuara, shërbejnësi burime sekondare të rëndësishme. Në shpendë, gripi përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë me jashtëqitjet fekale ose sekrecionet respiratore të shpendëve të infektuar. Rrugët kryesore të përhapjes janë rruga digjestive dhe ajo me aerozol. Përhapja me aerosol është sidomos efektive në distanca tëshkurtëra. Gripi gjithashtu mund të përhapet nga objekte ose fomite (p.sh. këpucë, veshje, pajisje) që janë kontaminuar me virusin. Virusi nuk është shumë rezistent në mjedis, megjthatë ai mund të jetojë nga disa ditë në javë, e madje pak muaj në mjedis prani të lagështirës, lëndës organike dhe temperaturave tëulta. Dezinfektantët kimikë janë efektivë për inaktivizimin e virusit.

Ku qëndron rëndësia e gripit të shpendëve?

Gripi i shpendëve shkakton epizooti në mbarë botën dhe humbje financiare vjetore prej miliarda dollarësh. Në rasteshpërthimesh, morboziteti dhe moraliteti nga shtamet me patogjenitet të lartë arrin nga 90 -100%. Krahas rëndësisëekonomike, gripi i shpendëve ka edhe potencial zoonotik, duke kaluar nga shpendët tek njeriu.

A mund preket njeriu nga gripi i shpendëve?

Njerëzit mund infektohen me virusin e influenzës aviare, por evidencat tregojnë se infektimi kërkon kontakte shumë ngushta direkte me shpendët e sëmurë. Mjekët veterinarë dhepunonjësit e shpendarive, gjatë manipulimit me shpendët duhet përdorin veshje mbrojtëse si maska, doreza dhe syze, si dheduhet shmangin prekjen e syve ose gojës me duar pa laratërësisht me sapun e ujë. Pavarësisht potencialit zoonotik, nukka asnjë evidencë që gripi i shpendëve të kalojë në njerëzpërmes vezëve apo mishit. Shërbimi veterinar dhe autoriteti isigurisë ushqimore merr masa për ndalimin e hedhjes në treg tëprodukteve nga ferma të konfirmuara si të infektuara. Gjithësesi, nëse keni patur kontakt me shpendët e sëmurë, rekomandohet tëdrejtoheni tek mjeku human.

Cilat janë shenjat klinike kryesore të gripit tëshpendëve?

Shpendët e prekura nga shtame me patogjenitet të lartëmund të ngordhin papritmas dhe në një numër shumë të madh. Shpendët e gjallë në tufat e prekura janë të depresuara, inaktive, me pendë shpupuritura dhe kanë anoreksi dukshme, osendërprerje marrjes ujit e ushqimit. Shpendët mund kenëdiarre ujëshme me ngjyrë jeshile ndezur bardhë. Lafsha dhe vëthët shpesh janë edematoze ( ënjtura), përskuqura dhe pastaj mund bëhen ngjyrë blu. Edematmund shfaqen rreth syve dhe qafës. Gjymtyrët mund kenëhemorragji rënda. Prodhimi i vezëve bie dhe zakonisht ndalet. disa raste, virusi prek indin nervor duke shkaktuar përdredhje kokës, lëvizje rrethore ose paralizë. Fermerët nëse kanë raste ngjajnë me këto shenja, duhet të kontaktojnë menjëherëmjekun veteriner. Ky i fundit duhet të marrë masat për njoftimine autoriteteve veterinare dhe zbatimin rigoroz të masave tëbiosigurisë.

Pulë e infektuar eksperimentalisht me HPAI

Shpend i infektuar me shtame HPAI. Dispne, edemë dhe hemorragji në lafshëdhe vëthë.

 

 

Shpend i infektuar me shtame HPAI. Edemë,  hemorragji dhe mavijosje lafshës e vëthëve.

Edemë periorbitale subkutane HPAI

 

Shpend i infektuar me shtame HPAI. Progresi iedemës, i hemorragjisë  dhe mavijosjes së lafshës e vëthëve.

Shpend i infektuar me shtame HPAI. Edemë, hemorragji dhe mavijosje e lafshësdhe vëthëve

Shpend i infektuar me shtame HPAI. Hemorragjidhe edemë e lafshës

 

Shpend i infektuar me shtame HPAI. Edemë nënlëkurore,hemorragji  dhemavijosje e lafshës.