Shfaqet në Shqipëri 𝗞ojliku qeros (𝙂𝙚𝙧𝙤𝙣𝙩𝙞𝙘𝙪𝙨 𝙚𝙧𝙚𝙢𝙞𝙩𝙖)

Shfaqet pas më shumë se 400 vitesh në Shqipëri kojliku qeros (𝙂𝙚𝙧𝙤𝙣𝙩𝙞𝙘𝙪𝙨 𝙚𝙧𝙚𝙢𝙞𝙩𝙖), një specie tepër e rrezikuar në nivel global. Ai është shfaqur në vendin tonë falë zbatimit të projektit të BE-së, “LIFE’’. Aktualisht kojliku qeros po vrojtohet në rezervatin natyror Kune- Vain- Tale.

Që prej sinjalizimit nga partneret ndërkombëtarë për prezencën e kojlikut qeros (Geronticus eremita) në Shqipëri, të dhënat e marra nga transmetuesi satelitor tregojnë që kojliku i quajtur Nova ka nisur fluturimin në mëngjes nga Mali i Zi, dhe ka ndaluar gjatë muzgut në rezervatin natyror Kune-Vain-Tale.

Ndërkohë Adminstrata e Zonave të Mbrojtura Lezhë është vënë tashmë në dispozicion për të ruajtur këtë individ derisa të rinisë fluturimin për në destinacionin e radhës. Fatkeqësisht, vrasja e paligjshme e shpendëve është ende një fenomen i pranishëm në vendin tonë, prandaj është i nevojshëm angazhimi i shumë palëve në ruajtjen e këtij lloji. Është një specie me të cilën nuk duhet treguar agresivitet, saktësojnë ekspertët.

Ky individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në RNM “Kune – Vain – Tale “. Ai shfaqet pas 400 vitesh në Shqipëri. Specialistët e AdZM Lezhë së bashku me ekspertët e  PPNEA ( Protection and Preservation of Natural Environment in Albania ) dhe AOS – Albanian Ornithological Society  po kryejnë vrojtimin e këtij shpendi të rrallë. Ky shpend është i pajisur me GPS per gjurmimin e tij.

Kojliku qeros është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri në shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin Perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia.

Në kuadër të një projekti LIFE+ Biodiversity të BE-së, të zbatuar nga partnerë në Austri, Itali dhe Gjermani, specia është reintroduktuar në Europë dhe tashmë ka një koloni folezuese në Burghausen (Gjermani)

Dr. Ina Vejsiu

Vice Dean for Public Relationship and Institutional Collaboration

Faculty of Forestry Sciences
Agricultural University of Tirana
1020-Koder Kamez, Tirana-ALBANIA

Tel: +355686014994

Na Ndiqni në: