Processed by: Helicon Filter;

Laguna e Nartës

Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë. Ajo ndodhet në skajin jugor të ultësirës bregdetare, në afërsi të qytetit te Vlorës. Ka një sipërfaqe të përgjithshme 41.8 km2, rreth 1/3 e së cilës dhe kryesisht zona e saj veriore, përdoret për kriporen e Skoefotinës. Kjo lagunë shtrihet në zonën juglindore të gjirit detar të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë litoral, që përbëhet nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithshme rreth 8 km dhe gjërësi 100 deri 1400 m. Ai është formuar nga akumulimi i pandërprerë i prurjeve të ngurta të lumit Vjosa.

Me interes të veçantë për t’u vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në perëndim të lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin. Përfaqëson një grup dunash rënore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Ato kanë lartësi deri në 5 – 6 m e gjerësi deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të vogla. Në një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë dhe akacie. Rritja e tyre dhe gjendja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore (gjeomorfologjike), estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat- arë në lindje që të mbulohen me rërën që sjell era nga plazhi etj.

Laguna e Nartës, një ndër lagunat më të mëdha në vendin tonë, ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës.

Laguna lidhet me detin Adriatik nëpërmjet 2 kanaleve të quajtur Dajlani i madh dhe Dajlani i vogël. Karakteristikë e lagunës janë llojet e peshqve si qefulli, ngjala, aterina, levreku, koca etj, si dhe shpendët e ujit. Ndër llojet më të përhapura në këtë luginë janë flamingot, rosat e egra etj

Dr. Ina Vejsiu

Vice Dean for Public Relationship and Institutional Collaboration

Faculty of Forestry Sciences
Agricultural University of Tirana
1020-Koder Kamez, Tirana-ALBANIA

Tel: +355686014994

Na Ndiqni në: