Nga ariu, dreri, ujku e macja e egër, pamjet fantastike të kapura nga kamerat kurth në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Kamerat kurth, të instaluara nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura në Berat në të gjithë Habitatin e Tomorrit kanë filmuar dhe fotografuar kafshët e egra,që si banorët e pyllit bëjnë “paradë”,madje disa prej tyre edhe pozojnë pa vetëdije përpara kamerave.

Mbi 30 llojë gjitarësh janë shfaqur gjatë këtij muaji në Parkun Kombëtar të Tomorrit, mes tyre edhe disa kafshë që prej vitesh nuk ishin parë në pyjet tona.

Kafshë të shumta si: ariu i murrmë (Ursusarctos),macja e egër (Felissilvestris),derri i egër (Susscrofa),kunadhja (Martesfoina),dhelpra (Vulpesvulpes),ujku (Canis lupus),kaprollja,gjeli i egër,dhia e egër etj,janë kapur në Habitatin e Parkut Kombëtar të Tomorrit me anë të kamerave speciale, të pajisura me sensorë. Nëpërmjet këtyre kamerave,janë siguruar video fantastike të shumë prej këtyre kafshëve,që rrallëherë janë filmuar kaq nga afër dhe të pashqetësuara.

Drejtori i Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Berat (ADZM) Fatos Nako ka deklaruar se, monitorimi i kafshëve është një nga detyrat e tyre primare dhe vendosja e “kamerave-kurth” nxori në pah edhe prezencën e shumë kafshëve të egra të rralla, për të cilat ata ishim informuar se ndodheshin në Habitatin e Ballollit në Malin e Tomorrit nga alpinistët dhe barinjtë e zonës.

Specialistët e kësaj agjensie rajonale e konsiderojnë Habitatin e Tomorrit si një nga habitatet natyrore më të pasura, për shkak të erës kontinentale dhe faktit se në këtë habitat kemi dy lloje klimash të ndyshme njëkohësisht dhe shira të ndyshueshëm. Duke e cilësuar Parkun Kombëtar të Tomorrit ,me një sipërfaqe prej 26.800 ha, si habitatin më të pasur në vendin tonë, specialistët e AZB-së Berat konfirmojnë se, gjatë këtij viti në këtë park kombëtar, përveç kafshëve të egra ka pasur edhe shumë llojshmëri shpendësh të egra, që janë konstatuar më së shumti mbi disa lloje bimore endemike.

https://shqiptarja.com/lajm/nga-ariu-dreri-ujku-e-macja-e-eger-pamjet-fantastike-te-botes-se-eger-te-kapura-nga-kamerat-kurth-ne-parkun-kombetar-te-tomorrit?fbclid=IwAR2__F8b12-i4ocfsdVK9FUXHrxy5U6F8Z7MrGcIppWz9tjim8LPu_QyRs4

Shto Koment

Na Ndiqni në: