Efektet mjedisore të djegies së tokave bujqësore

Një ndër problemet më të rëndësishme dhe më të mëdha mjedisore por edhe ekonomike me të cilat ndeshet sot Shqipëria janë zjarret. Përveçse zjarreve masive në pyje, po përhapet gjithnjë e më shumë edhe fenomeni i djegies së tokave bujqësore, pemëtoreve, vreshtave dhe kullotave.

Procesi i djegies në rastin e tokave bujqësore përbën një problem të shumëfishtë. Përveç efektit shkatërrues në mjedis, zjarret kanëdalë shpeshherë jashtë kontrolli duke djegur banesa, toka të tjera por duke shkaktuar edhe humbje jete njerëzore.

Zjarrvënia në tokat bujqësore i referohet një praktike të hershme e cila është konsideruar si më e thjeshtë dhe më e lirë nëpastrimin e tokave nga mbetjet bujqësore, kashta dhe barërat e këqija për ta përgatitur atë për mbjelljen e sezonit. Përveçsynimit të pastrimit të sipërfaqeve bujqësore për mbjellje prej vitesh e brezash me radhë është përhapur një ide mes fermerëvese pastrimi i fermave me zjarr, pasuron dhe e bën tokën mëpjellore.

Kjo praktikë e fermerëve mund të jetë e shpejtë dhe e lirëekonomikisht, por që është shumë e paqëndrueshme në afatgjatë, pasi prodhon dhe sasi të mëdha të ndotësve atmosferikë toksikë, CO2, NO2, karboni zi, që janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin në tërësi.

Gjithashtu nga djegia çlirohen edhe gazra, tymra dhe hi të cilët shpërndahen në sipërfaqe të mëdha duke afektuar edhe kulturat e tjera përreth siç, janë vreshtat, ullishtat dhe pemëtore, të cilat dëmtohen nga thithja e këtyre elementeve kimike.

Në vendin tonë, praktika e përdorimit të djegies së mbetjeve bimore në sipërfaqet tokësore, kryesisht realizohet me qëllim stimulimin dhe krijimin e kullotave dhe lehtësimin/pastrimin e sipërfaqes nga mbetjet e kulturave bujqësore dhe përgatitjen e tokës për kultivimin e kulturave të reja. Gjatë periudhës 2007-2019, rreth 2.4% e sipërfaqes se tokave bujqësore është djegur nga zjarret.

Burimi: https://effis.jrc.ec.europa.eu/reports-and-publications/annual-fire-reports/

Por në shumë raste, kjo praktikë ka rezultuar e rrezikshme dhe me pasoja si rezultat i daljes nga kontrolli të zjarreve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet pyjore, bujqësi dhe në biodiversitet (flora, fauna) si edhe rreziqe potenciale për vendbanime të komuniteteve të caktuara në afërsi të zjarreve.

Ndryshimi i zakonit të rrënjosur prej kohësh për djegien e mbetjeve bujqësore do të kërkojë edukim të brezave, rritje tëndërgjegjësimit dhe rritje të kapaciteteve të menaxhimit nga fermerët.

Djegia e tokave bujqësore duhet rregulluar në mënyrë ligjore me qëllim ndaljen pasojave negative të gjithanshme prej tij aktiviteti jo të ligjshëm.

Etleva Muça (Dashi)

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit; Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural.

Shto Koment

Na Ndiqni në: