Bashkëshoqërimi i kulturave bujqësore krahasuar me monokulturat çojnë në rendiment më të lartë bujqësor

Një ekip kërkimor pranë Universitetit të Zurihut, i drejtuar nga profesori Christian Schöb, tregoi se kulturat bashkëshoqëruese jepin rendiment shumë herë më të lartë se monokulturat. Studimi i tyre u botua së fundmi në revistën shkencore “Nature Plants.

Studiuesit krijuan dy fusha testimi: një në Zvicër pranë kampusit Irchel të Universitetit të Zurihut dhe tjetrën në provincën spanjolle të Extremadurës. Kjo provincë spanjolle karakterizohet nga një klimë shumë herë më e thatë dhe më e ngrohtë se klima në zonën pranë Zurihut, gjë që i lejoi studiuesit shihnin nga afër mënyrën se si rriten bimët në kushte ndryshme klimatike në të ardhmen.

Kultivimi i dy ose më shumë kulturave të ndryshme në të njëjtën kohë-bashkëshoqërimi

Në eksperimentin e tyre studiuesit testuan përzierjet e dy ose më shumë kulturave të ndryshme, të  cilat u morën nga tetë kampionë të zgjedhur që përfshinin grurin, tërshërën, thjerrëzat, lirin, lirin e rreme (vaj i ngjashëm me vajin e kikirikut)) si dhe koriandrën. Në eksperimient  u përdorën vetëm farat e këtyre specieve. Bimët u mbollën rreth 12 centimetra larg njëra-tjetrës në rreshta të alteruar dhe paralel.Për qëllimet e studimit në fjalë, studiuesit krahasuan masën e farës të marrë nga kulturat e përziera me masën e marrë  nga monokulturat. Ata gjithashtu matën  edhe biomasën e bimëve bazuar në rritjen e tyre në tokë.

Rritje e konsiderueshme e rendimentit

Krahasuar me bujqësinë me bazë monokulturën, u provua se edhe në rastin e një përzierje të thjeshtë të dy specieve rendimenti u rrit me 3 % në Spanjë dhe me 21 % në Zvicër. Ndërsa në fushat e studimit, ku studiuesit kishin mbjellë katër lloje bimësh pranë njëra-tjetrës, rritja e rendimentit ishte me 13 % dhe 44 % respektivisht në Spanjë dhe në Zvicër.

Në analizën e gjetjeve të tyre studiuesit pohuan se ky rendiment shtesë lidhet direkt me efektin e biodiversitetit: pra një larmi, apo përzierje më e madhe kultivarësh (më shumë se një kulturë) nënkupton jo vetëm rendiment të lartë në kushtet e eksperimenti të kryer pa përdorimin e pesticideve, por edhe një përdorim më të mirë të burimeve të disponueshmebujqësore (inputeve), si dhe një kontroll më efikas natyror ndaj dëmtuesve.

Bimët në eksperiment zhvilluan më shumë gjethe dhe kërcell

Studiuesit gjithashtu vunë re se bimët në kulturat e përziera zhvilluan më shumë gjethe dhe kërcell sesa bimët monokulturë. Me fjalë të tjera, bimët harxhuan më shumë energji dhe lëndë ushqyese në prodhimin e biomasës vegjetative dhe sigurisht më pak energji dhe lëndë në prodhimin e farave. Schöb shpjegoi në studimin e tij se kjo gjetje lidhet me varietet e kulturave të përdorura në studim.

Nuk u kultivuan fara të veçanta në rastin e kulturave bashkëshoqëruese

Siç dëshmon eksperimenti më lart në rastin e kulturave bashkëshoqëruese të mbjella në fushë nuk u përdorën farëra të veçanta, por fara të përshtatshme për monokulturë. Ndaj studiuesit po testojnë dhe po përpiqen të seleksionojnë fara të mbledhura nga fusha eksperiementale e tyre me kultura të përziera. “Ne duam t’i përsërisim eksperimentet tona duke përdorur këto fara të prodhuara vetë, në mënyrë të mund tëtestojmë nëse përzgjedhja e farërave nga kulturat e përziera vërtet do të japin rezultat,” -thotë Schöb.

Makineri bujqësore për vjeljen e kulturave bashkëshoqëruese

Rritja e rendimentit në rastin e kulturave bashkëshoqëruesevërtet do të japin rezultat,” -thotë Schöb.

Makineri bujqësore për vjeljen e kulturave bashkëshoqëruesekërkon ndryshim praktikave bujqësore, nëse këto kultura bashkëshoqëruese do të fitojnë terren kundrejt monokulturave. Ndër të tjerash, makineritë e reja duhet të jenë në gjendje të vjelin këto kultura të ndryshme në të njëjtën kohë dhe gjithashtu ato duhet të jenë të afta të ndajnë produktet e ndryshme sipaj llojeve të tyre gjatë vjeljes. “Këto makineriekzistojnë, por ato janë të pakta në numër dhe të shtrenjta në çmim. Kjo edhe për faktin se ka shumë pak kërkesë për to dhe kjo lidhet edhe me përdorimin e monokulturave gjerësisht në bujqësinë tradicionale.. Koha për të kaluar tek kulturat e përziera ka ardhur.. ,” thotë Schöb. Së bashku me farat e optimizuara dhe makineritë e duhura, studiuesit besojnë se kulturat lturat e përziera vërtet do të japin rezultat,” -thotë Schöb.

Makineri bujqësore për vjeljen e kulturave bashkëshoqëruesedo t’u ofrojnë fermerëve një mundësi reale të ardhmen.

Prof.As.Dr. Arjan Shumeli

Burimi: Future farming

Shto Koment

Na Ndiqni në: