Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit në Universitetin Bujqësor të Tiranës ju fton të merni pjesë në ekspozitën me punime të studentëve, në kuadër të diplomimit të studentëve të ciklit Bachelor në Arkitekturë Peizazhi.

Me rëndësi për tu theksuar është fakti se ky program studimi ka në fokus përgatitjen e studentëve për tregun e punës brenda këtij cikli mësimor. Sigurisht nuk duhen harruar benefitet e pakrahasueshme që mundet të përfitojë një student që zgjedh të zgjerojë dijet e tij në këtë program.

Këtë fakt e vërtetojnë edhe vetë studentët tanë, të cilët tashmë janë pjesë e studiove projektuese në mbarë vendin, në sektorin privat dhe shtetëror.IMG_0773

Na Ndiqni në: