Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dheBashkepunimDSC
BIMËT MEDICINALE DHEAROMATIKE
NË SHQIPËRI: NJË MUNDËSI ESIGURT INVESTIMI
Shqipëria është e pasur me Bimë Mjekësore dhe Aromatike(BMA) autoktone me mbi 360 specie të identifikuara. Eksportetnga ky sektor kanë përjetuar rritje të qëndrueshme dhe në vitin2019 kapnin shifrën prej 41 milion dollarë Amerikan eksporte tëBMA–ve dhe 6.5 milion dollar Amerikan vajra esencialë. Ështëvlerësuar se deri në 35% e të ardhurave të familjeve rurale vijnënga sektori i BMA–ve me mbi 100,000 njerëz të përfshirë nësektor, shumica e të cilëve janë pjesë e grupeve të margjinalizuarasi të rinjtë, gratë dhe të moshuarit.
Çfarë është kultivimikomercial?
Gjatë viteve të fundit në Shqipëri është rritur kultivimi komercial(‘kultivimi’ në vijim), si një alternativë ndaj vjeljes në gjëndje tëegër, veçanërisht për bimë të tilla si sherebela, rozmarina, livando,trumza, rigoni, lemonverbena si dhe të tjera.
Kultivimi në një mjedis më të formalizuar ferme shërben si njëplatformë për eksportuesit për të
investuar në partneritete dhe shërbime mbështetëse për fermerët etyre. Ky investim i ndihmon eksportuesit të kontrollojnë më mirëzinxhirin e tyre të ofertës, duke kontrolluar se çfarë mbillet nëtokë, si menaxhohet, si mblidhet dhe si trajtohet pas vjeljes. Nëkëtë raport tregohet se si kontrolli më i madh i ofertës përmeskalimit drejt qasjes së kultivimit mund të çojë në një serirezultatesh pozitive shoqërore dhe komerciale.
Një element kyç i kultivimit është ofrimi i produkteve dheshërbimeve të integruara për fermerët, për shembull shërbimetkëshillimore agronomike (ekstensioni bujqësor). Ky është njëkrahasim i drejtpërdrejtë, ose një zëvendësim i shërbimitkëshillimor për ekstensionin i ofruar nga Drejtoria e Bujqësisë(DB) i cili bazohet në një raport të vlerësuar prej 2,000 fermerëshpër secilin specialist të ekstensionit. Ndërsa sipas modelit tëkultivimit, ky raport është shumë më i vogël, në disa raste vetëm50 fermerë për çdo agronom.
Eksportuesit i ndihmojnë dhe investojnë në nje serë shërbimeshpër fermerët dhe ndihmojnë për të përimirësuar konsitencën,sigurinë, sasinë dhe cilësinë e furnizimit (shih figurën 1). Nivelidhe diversiteti i shërbimeve të ofruara është fleksibël dhe nëpërputhje me nivelin e angazhimit në komunitet dhe nivelin eriskut të pranueshëm për eksportuesit. Furrat e tharjes janë hapi iparë kryesor për çdo investim në kultivimin komercial dhe përkëtë arsye janë theksuar në jeshile.
Në partneritet me: Zbatuar nga:
Figura 1: Shërbimet që Eksportuesit mund t’uofrojnë furnitorëve të tyre
Kultivimi është fleksibël dhe mund të përshtatet me llojedhe nivele të ndryshme risku
Për eksportuesit që dëshirojnë të kalojnë te kultivimi, qasja ështëfleksibël dhe mund të përdoret në mënyra të ndryshme me nivele tëndryshme të kostove fillestare të investimit dhe riskut.
Strategjitë e mëposhtme janë identifikuar gjatë intervistave si qasjepër uljen paraprakisht të kostove fillestare dhe të risqeve tëkultivimit, duke shërbyer në të njëjtën kohë edhe si një ofertëtërheqëse për fermerët për t’u regjistruar në programin eeksportuesit:
Sigurimi i shërbimit me pagesë të mëvonshme
Në fillim të sezonit, eksportuesi vlerësonmadhësinë e tokës, vendndodhjen, qasjen,aksesi me sistemet e ujitjes etj. dhe arritjetefermerëve për tëzhvilluar një paketëmeshërbimet përkatëse gjatë sezonit. Kostot ekësaj pakete mbulohen
‘në natyrë’ kur mblidhet prodhimi. Për tëzvogëluar riskun, disa eksportues marrinnjë parapagim në para deri në 50%
në fillim të sezonit.
Integrimi i kostove
në marzhin operativ
Disa eksportues të tjerë e mbulojnë koston e shërbimit përmes zvogëlimit të marzhevetë tyre operative ose përmes ruajtjesstrategjike të produktit deri në atë periudhëtë vitit kur çmimet e tregut janë më tëfavorshme për ta. Ulja e çmimeve përfermerët nuk shihet si një opsion izbatueshëm fillimisht për të mbuluarkoston e shërbimeve nëse fermerët nukmund të shohin përfitime dhe fusha të
tjera angazhimi në komunitetin e tyre.
Shërbimet e pagesës në bazë të konsumit
Kjo ndodh në rastet kur eksportuesi kërkonqë fermeri të paguajë për shërbime tëcaktuara në kohën e ofrimit të tyre gjatëgjithë sezonit. Kjo shpesh lidhet meshërbimet që ofrohen ose që përdorinpajisje nga palë të treta, si për
shembull lëshimi me qira i makinerive.
Përfitimet kryesore qërrjedhin nga kultivimi
“Në përgjithësi, kultivimi na ka dhënë mundësinë për të shiturvëllime më të mëdha produktesh dhe me cilësi më të lartë, por ajoqë është më e rëndësishmja, kultivimi ka përmirësuar koherencëndhe qëndrueshmërinë e ofertës tonë”.–Biobes.
1. Rritja e xhiros përbiznesin në përgjithësi
Investimi në aktivitetet kultivuese mund të çojë në rritjen exhiros për eksportuesit. Kjo rritje do të nxitet nga kombinimii vëllimeve të rritura të prodhimit, klasifikimit të cilësisë,çmimit të lidhur me cilësinë dhe uljes së humbjeve nëperiudhën pas vjeljes së prodhimit. Biobes e ka rritursigurimin e bimëve të kultivuara në mënyrë komerciale nëkrahasim me vjeljen e egër nga 15% në vitin 2018 në 20% nëvitin 2019. Gjatë së njëjtës periudhë, biznesi pati një rritjeprej 26% të shitjeve që erdhi më shumë si rezultat i rritjes sëvëllimeve sesa nga çmimet.
2. Cilësia e përmirësuar sjell çmime më tëlarta dhe redukton ankesat
Eksportuesit mund të presin të shohin përmirësime tëvazhdueshme në cilësinë e kulturave të mbledhura.Përmirësimet në klasifikimin e cilësisë çojnë në çmime më tëlarta për eksportuesit, për shembull, mesatarisht në të gjithaproduktet BMA, produktet e Kategorisë 1 kanë një çmim20% më të lartë se produktet e Kategorisë 2. Kjo shpeshrrjedh nga vetitë e përmirësuara të konvertimit për blerësitfundorë. Për shembull, është raportuar se kultivimi isherebelës, dhe jo mbledhja e egër e saj në natyrë, rritndjeshëm përmbajtjen e vajit në këtë bimë, duke krijuarkështu mundësi për përdorimin e vajit thelbësor dhe tërheqjene blerësve.
Përmirësimi sa i takon cilësisë është i dukshëm edhe duke iureferuar numrit të refuzimeve ose ankesave për cilësinë eprodukteve nga ana e blerësve. Blerësit shpesh i lëshojnë njëmemo krediti eksportuesit dhe pastaj çmimi i produkteve tërefuzuara zbritet nga faturat pasuese. Këto përmirësime nëcilësi mund t’i atribuohen kombinimit të shërbimeve dheprodukteve të ofruara në kuadrin e qasjes së kultivimit.
Shembull në lidhje me
reduktimin e ankesave për cilësinë
Para vitit 2018, para se Biobes të fillonte të zgjerohej nëaspektin e kultivimit, ankesat për cilësinë përfaqësonin 5%të shitjeve. Që kur është futur në përdorim metoda ekultivimit, kjo është ulur në vetëm 2%. Ndërkohë që nëshikim të parë kjo mund të duket si një ulje e vogël, ajoështë domethënëse kur përkthehet në xhiro absolute përeksportuesit, veçanërisht kur merret parasysh shkallarelativisht e madhe e operacioneve të tyre, si dhe marzhetstandarde operacionale për eksportuesit që variojnë nga10% deri në 15%.
3. Humbja më e pakët pas vjeljes së prodhimit çonnë uljen e konsiderueshme të kostos
Në nivel sektori, trajtimi i dobët i kulturave pas vjeljes së tyreka çuar tradicionalisht deri në 40% humbje të produkteve qëshpesh bie në kurriz të vjelësve. Arsyeja kryesore për këtohumbje rrjedh nga pajisjet dhe teknologjia e kufizuar etharjes, veçanërisht në nivel të lokalizuar. Blerësitndërkombëtarë shpesh u kërkojnë eksportuesve tëdemonstrojnë kapacitetet e tyre tharëse gjatë vizitaveinspektuese në Shqipëri si një parakusht për t’i furnizuar ata.Tharja tradicionale në diell zakonisht bëhet në shtresaplasmasi mbi dysheme ose mbi gurë në male dhe magazinimii mëpasshëm bëhet zakonisht në ambientet e brendshme tështëpive të vjelësve. Kjo rrit në mënyrë drastike mundësinë eprishjes dhe ndotjes, e cila nga ana tjetër paraqet risqe tëkonsiderueshme për blerësit dhe, në fund të fundit, përkonsumatorët fundorë.
Shembull që tregon arsyen përse furrat e
tharjes janë vendimtare për suksesin e kultivimit