JoaoBOliver - www.pixabay.com

Mani, fruti i mrekullueshëm në vendin tonë


Mani është pemë frutore e familjes Moraceae, gjinia Morus, speciet Morus alba, Morus nigra, Morus Ruba. Pema e manit e ka origjinën nga Kina. Ka filluar të hyjë në Europë në shekujt e fundit. Mani i bardhë gjendet në Amerikën Lindore, Massachuttes. Mani i zi ka origjinën nga Azia perëndimore dhe ka hyrë në Europë para kohës së romakëve. Në vendin tonë mani i bardhë ka përhapje në rajonin e Tiranës, kryesisht në kopshte familjare, në Durrës, Shkodër dhe në jugun e Shqipërisë. Mani i bardhë i përket klimës mesdhetare. Mani i zi i përket klimës kontinentale dhe gjendet në rajonin e Korçës. Është bimë e ëmbël, rritet në lartësinë 25-30 cm dhe ka një kurorë të shpërndarë dhe të gjerë me degë të varura poshtë. Fruti është 5 cm i gjatë. Destinacioni është për konsum të freskët, reçel apo raki. Farat janë shumë të vogla, rreth 100 fara dhe pesha është 2.2 – 2.3 gr. Shtohet me farë dhe kalem.

Shikohet që ka një formë gjethesh si fiku, pasi i përkasin të njëjtës familje, Moraceae.

Mani i bardhë. Origjinën e ka nga Kina Qendrore. Genotipi i manit të bardhë është i lartë 10-15 m, me kurorë globoze e sistem rrënjor të zhvilluar. Gjethet janë nga të vogla, mesatare deri të mëdha, të holla, ngjyrë jeshile të çelët ndërsa disa genotype kanë lobe e disa genotype s’kanë lobe. Është pemë që shtohet me copa dhe rrënjëzon 100%.

Në koleksionin e germoplazmës Valias, UBT-Tiranë gjendet mani i bardhë me formë fruti të vogël dhe është shumë e ëmbël kur piqet. Piqet në fund të muajit maj ose qershor, në varësi të pozicionit gjeografik dhe temperaturës. Mani i bardhë duke qenë specie e klimës së butë, nuk duhet të shkojë mbi 1200 m mbi nivelin e detit. Gjendet në zonën e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, etj. Pëlqen toka të buta e me drenazhim të mirë. Shtohet me farë dhe kalem. Fruti është delikat. Destinacioni është për konsum të freskët dhe industrinë përpunuese si raki, likerna, pekmez etj.

Vjelja realizohet me shkundje. Destinacioni per konsum te fresket dhe per induperpunuese.

Morus alba ka 194 mg kalium, fibër 1.7gr, karbohidrate 10 gr, vit C 36.4 mg, hekur 1.9 mg, magnesium 18 mg dhe kalcium 39 mg.

Mani i zi – Origjinën e ka nga jugperëndimi i Azisë dhe gadishulli Iberian. Është dru frutor i zhvilluar me trup të lartë 20-30 m. Pemë e bukur, në dukje piktoreske, me formë kurore të dendur dhe dega kryesore është e shtrirë. Gjethet janë me madhësi të ndryshme, gjethe rënëse, të dhëmbëzuara dhe shpesh me lobe të ndryshme. Fruti është në formë të zgjatur ndërsa bishti i frutit i shkurtër. Fruti është me ngjyrë të zezë, me lëng të kuq në vishnje dhe i ëmbël. Fruti është i grumbulluar, ngjason pak me manaferrën kokërrmadhe. Përdoret për konsum të freskët dhe reçelna, është shumë prodhues dhe piqet në qershor. Ka shije pak të ëmbël deri në shumë të ëmbël. Shija është në varësi të pozicionit gjeografik dhe temperaturës. Është pemë që gjendet në zona kodrinore deri në paramalore. Gjendet në zonën e Boboshticës në Korçë dhe në zona kodrinore të Tiranës, Elbasanit etj. Kjo specie është rezistente ndaj erës. Shtohet me farë dhe kalem.

Destinacioni është për konsum të freskët dhe për industrinë përpunuese. Morus nigra përmban vitaminë C 36.4 mg, vit K 7.8 MG, vit A 25 mg, kalcium 39 mg, hekur 1.85 mg, magnezium 18 mg, fosforet 38 mg, sodium 10 mg dhe zink 0.12 mg.

Mani i kuq – Është një specie e manoreve që gjendet në Amerikën Veriore dhe atë Qendrore dhe Lindore të Amerikës. I takon të njëjtës familje, asaj Moraceae, gjinia Morus, specia M. Rubra. Ka një masë kurore mesatare, të shpërndarë në të rrumbullakët. Masa e frutit është mesatare, me shije pak të ëmbël. Në Europë ka hyrë vitet e fundit dhe është tolerante ndaj thatësirës. Kërkon toka të drenazhuara, diellëzim të plotë dhe i reziston dimrit. Shtohen me farë dhe kalem. Përdoret për konsum të freskët, në ëmbëlsira, kekë të ndryshëm, bukë, reçel për verë (pije) si dhe në aspekte dekorative. Në mjekësi përdoret si laksativ. Fruti në qoftëse konsumohet i papjekur, ul toksinat në organizmin e njeriut. Antociani gjendet te morus nigra dhe morus rubra, te morus alba nuk ka. Polifenolet ndodhen në tre specie.

 

Prof. Ass. Dr. Tatjana Koka
Përgjegjëse për pemët frutore, farore dhe sub-tropikale, Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBT.

 

Na Ndiqni në: