- Çfarë është druri i modifikuar termikisht?
Modifikimi termik i drurit është një proces shkencor që ndryshon karakteristikat, përbërjen kimike, strukturën dhe performancën e tij në nivel qelizor, ndryshon shumë veti fizike, mekanike dhe kimike të drurit si: stabiliteti dimensional, përmbajtja e lagështisë së ekuilibrit, ngjyra e drurit, rezistenca në përkulje, fortësia, qëndrueshmëria biologjike etj. Druri termikisht i modifikuar paraqitet si nje material që në fund të ciklit të jetës së tij nuk paraqet rrezik mjedisor.
Nga pikëpamja e performancës, ndryshimet më të mëdha themelore në të gjithë drurët e modifikuar termikisht janë: a) rritet stabiliteti dimensional i tij; b) ulen nje sere vlerash te rezistencave mekanike, dhe c) procesi ndryshon kimikisht perberesit kryesore te murit qelizor, duke e bërë drurin e modifikuar më rezistent ndaj kalbjes. Ky trajtim realizon zgjerimin e fushës së përdorimit të materialit drusor.
Cili është përfitimi i drurit të modifikuar termikisht?
Përfitimi tjetër i rëndësishem i procesit të trajtimit termik tëdrurit është rritja e qëndrueshmërisë natyrale te tij si pasoje ndikimit direkt që ai ka murin qelizor dhe vecanërisht mbi celulozën dhe hemicelulozën, degradimi i të cilave, e bën drurit më rezistent nga prekja e kërpudhave dhe insekteve të drurit.
Disa nga përdorimet më të njohura të drurit termikisht të modifikuar janë:
• veshje e jashtme në ndërtesa
• panele për veranda
• elemente drusorë për tenda druri
• përdorime të jashtme arkitektonike të drurit për
• veshje të brendshme,
• mobilje
• dysheme
• veranda të brendshme
• kopshte të brendshme etj