Foka e rrallë e Mesdheut ‘banore’ e Karaburunit.

Pastërtia e ujit dhe ndalimi i peshkimit me dinamit e kanë bërë Gjirin e Karaburunit shtëpinë e përhershme të fokave mesdhetare dhe delfinëve, ndër speciet më të rralla në botë.

Foka e Mesdheut, një ndër speciet më të rralla në botë gjendet në ujërat tona. Nexhip Hysolakaj, specialisti i zonave të  mbrojtura në një intervistë për Report Tv tha se shpellat e Karaburunit janë habitat për fokën, e cila numëron rreth 700 individë në gjithë Mesdheun, pra është një specie e rrallë dhe shumë e kërcënuar.”Në lidhje me fokën e cila është një nga speciet me karizmatike dhe më të rralla të  parkut detar dhe sidomos e gjirit të Vlorës sepse ka qene një specie e humbur për shumë kohë, kemi video të shumta që tregojnë shkencërisht qe kjo specie e përdor si habitat Gjirin e Vlorës, pra nuk është rastësisht në këtë zonë. Në vitin 2021 ne kemi konstatuar se shpellat e Karaburunit janë habitat për fokën e Mesdheut’, tha Hysolakaj.

Shtimi i popullatës ka ardhur si rezultat i pastërtisë së ujit dhe ndalimit të peshkimit me lëndë shpërthyese.“Pra ka qenë specie e larguar për shkak të zhurmave, sidomos në vitet 1990-2000 sepse peshkimi kryhej me dinamit. Edhe tani ka aktivitet njerëzor, nuk janë aq armiqësore me to. Foka është specie delikate që kërkon më tepër qetësi”, shtoi ai.Përsa u përket prezencës së delfinëve, Hysolakaj tha se është një familje autoktone në  Gjirin e Vlorës.“Është e përhershme nuk është një specie që vjen nga jashtë ose kalimtare. Ne fakt kjo ka te beje edhe me cilësinë e ujërave apo edhe ushqimit. Si foka dhe delfinët tregojnë një biodiversitet të lartë për gjirin e Vlorës qe shyqyr s’po humbet akoma.Edhe peshkatarët pohojnë se gjatë gjuetisë hasin shpesh në këta gjitarë ujorë.Gjallesa të ndryshme si foka delfinë janë shtuar, na vijnë brinjë anijes i hedhim ndonjë peshk.  I kemi hasur në veri të ishullit të Sazanit. Ka pasur edhe më parë, por tani janë shtuar më shumë”, thotë një peshkatar.

Cilësia e ujit dhe sasia e madhe e peshkut kanë bërë që fokat e delfinët të shtojnë numrin e individëve në gjirin e Vlorës.

Marre nga Shqiptarja.com

Shto Koment

Na Ndiqni në: