Shkaba e rrallë e pajisur me gjurmues satelitor fluturon mbi Shqipëri

Falë zhvillimit të teknologjisë dhe studimeve të dedikuara tek shpendët janë grumbulluar të dhëna tejet fantastike dhe impresionuese, që nga sjelljet, habitatet, rrugët e shtegtimit të shpendëve e deri tek detajet më të vogla si shpejtësia apo regjistrimi i lëvizjeve milimetrike të shpendit.

Kohët e fundit, vendin tonë e kanë vizituar disa lloje shpendësh të veçantë, të cilët janë pajisur me gjurmues satelitor GPS. “Turisti” më i fundit është kali i qyqes me emrin Diego, i cili ka çelur në vitin 2018 në qendrën italiane Associazione CERM Centro Rapaci Minacciati dhe është lëshuar në vitin 2019 në Parkun Rajonal “Murgia Materana”, duke u bërë kështu pjesë e natyrës dhe jetës së egër. Më 26 prill 2021, ky lloj i rrallë kaloi detin Adriatik duke fluturuar dhe ndaluar përgjatë vendeve të ballkanit përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Prej disa ditësh ky individ po fluturon në vendin tonë dhe ka vizituar disa nga parqet kombëtare të vendit, si parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, atë të Malit të Tomorrit, parkun detar Karaburun-Sazan, parkun Kombëtar të Llogarasë dhe ka regjistruar më shumë se 4500 km në total.

Popullata e kalit të qyqes në vendin tonë është ne nivelet më kritike, me vetëm 5 territore të zëna në të gjithë vendin dhe nevoja për mbrojtjen e ruajtjen e këtij lloji është urgjente.

 

Burimi: Protection and Preservation of Natural Environment in Albania – Home | Facebook

Na Ndiqni në: