Parandalimi i dëmtuesve që shkaktojnë sëmundjen e bojës dhe antraknozën e rrapit

Nëse do të përshkruajmë njohuritë dentrologjike të rrapit, do të kuptojmë se kjo pemë i përket familjes së rrapeve (Platanaceae), dhe gjinisë Platanus  L.

Në Shqipëri rriten disa lloje rrapash me të cilat do të njihemi në vijim:

1- Rrapi (Palatanus orientalis L) i cili ka një lartësi që varion nga 40-50 m, diametër deri në 4 m dhe me një përhapje gjeografike që përfshin shumë krahina si: Delvinë,  Syri i Kaltër;    Elbasan, brigjet e lumit Shkumbin; Gjirokastër, lumi i Kardhiqit, rrapishtet e Picarit, Kardhiqit, Zhulatit e Fushëbardhës; Korçë, Varret e Krushqëve (Shtyllë); Kukës, Lugina e Drinit të Bardhë; Kolonjë, në krahinen e Leskovikut, anës lumit të Langaricës në pjesën e poshtme të luginës Osum, si dru zbukurues në qytetin e Leskovikut dhe si dru kulti në Glinë, Leskovik dhe Mbreshtan; Librazhd, Qukës, Rrapun Zhdrajsh, Hotolisht; Mat, pjesa e poshtme e luginës së lumit Mat; Përmet, lugina e Vjosës (Çarshovë), Lyben (mali i Nëmërçkës), Uji i Ftohtë (Këlcyrë), Vllaho- Psilloterë; Pogradec, Tushemisht (Drilon); Sarandë, përroi i Borshit;   Shkodër, në rrethinat e liqenit të Shkodrës; Tepelenë, Kalivaç, lumi i Bënçës, lumi i Vjosës, lumi i Vjosës (Qesarat), Luzat; Tiranë, lumi i Tiranës, Rrapi i Treshit, Shupal (Zalldajt)

2- Rrapi hibrid ose rrapi londines (P. aecerifolio (Aiton) Ëilld, ose P. cuneata ëilld).

Si dru zbukurues ky rrap rritet në lulishtet e qyteteve; Durrës, Elbasan, Korçë, Pogradec, Tiranë, Vlorë.

Historiku

1- Përmendet për herë të parë si sëmundje kërpudhore kancerformuese nga Ilia Mitrushi  (1955), Gnomonia veneta (sin: Apiognomonia veneta, Gloeosporium platani, G. nervisequum, Discula platani, D. umbrinella, G. platani), Fadil Llubani, Mihal Shyti (1989), Gnomonia platani  Kleb., Gloeosporium platani, Kleb.

2- Sëmundja e bojës (Ceratocystis fimbriata f.sp. platani)

Për herë të parë është zbuluar më 1926 në Neë Jersey. Në Itali në vitin 1954, në rrapishtet e Kazertës kjo sëmundje zhduku krejtësisht 900 rrapa shekullorë. Në itali vazhdon lufta kundër kancerit të rrapave që nga viti 1987.

3- Tharja e Rapeve.

Sëmundja kërpudhore kanceroze po shkakton plagë të shumta në pjesët vegjetative, të ndihmuara edhe nga forca e erërave që po i shkatërrojnë rrapishtet në Shqipëri.

Fatkeqësisht janë prekur të gjithë trungjet e rrapeve qindravjeçarë gjatë shtatë viteve, duke zhdukur 2000 rrapa shekullorë në të gjithë luginën e Drinos dhe shpatet kodrinore të tij.

Së bashku me to po fshihet edhe historia e Libohovës dhe kurora e gjelbërt e saj po zhduket. Kjo sëmundje nuk ka kursyer as monumentet e natyrës në Shqipërinë jugore, si rrapat tek Gurra e Picarit, Rrapin e Mashkullorës, të Zhulatit dhe rrapët e Tepelenës. (Shqiptarja.com 26 Korrik 2012)

Kanceri i bojës (Cerantacystis fimbriata f. platani) ka filluar të thajë rrapet edhe në luginën e Shkumbinit, duke shkretuar pikat turistike e gërryer shpatet.

Gjithashu edhe në rrapat shekullorë, monumente  natyre si Rrapi i Gizaveshit dhe i Karinës, janë tharë krejtësisht. Por në rrezik ndodhen edhe bashkësia e rrapave shekullorë në Byshek e në Elbasan. (Shqipëri, 16 shtator 2014)

Sëmundja kanceroze e bojës po dëmton shumë në Fushë-Krujë e në rrethinat e saj. U zbulua në vitin 2018 por viti 2019 ishte më shkatërrimtari, përgjatë të cilit u thanë 11 rrapa në Ramiras, të cilat fatkeqësisht duhen hequr nga lista e monumenteve të natyrës. Gjithashtu është tharë rrapi i Balliasit, rreth 300- vjeçar dhe që gjendet në Shijak, me një perimetër 7 metër.

(Shqiptarja.com 9 tetor 2020)

Dr. Parim Carcani          Dr. Selman Meziu

 

 

 

Na Ndiqni në: