Serra inteligjente që mund të reduktojnë faturën e energjisë elektrike për fermerët

Sfida më e madhe për shumë fermerë, që kanë dhe kultivojnë perime në serra, është kostoja e papërballueshme e energjisë elektrike. Fatura e energjisë elektrike për kultivimin e perimeve në serra është rritur për shkak edhe të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, apo rritjes galopantekarburantit në nivel botëror. Por, aplikimi i teknologjive të reja  si p.sh., serrat inteligjente mund të reduktojnë kostot e energjisë elektrike të serrës deri në 33%. Kjo serrë inteligjente është e pajisur me një sistem që alternon ndriçimin artificialme ndriçimin diellor (dritën e diellit).

Sipas studimit nga kërkuesit Universitetin e Georgia(SH.B.A), një sistem i ri ndriçimi i lidhur me internetin për serat mund të reduktojë ndjeshëm faturën e energjisë elektrike të një fermeri. Ky ekip projektoi këtë sistem të ri ndriçimi, i cili mund të zvogëlojë kërkesën elektrike të një sere pa dëmtuar shëndetin e bimëve.

Parashikimi i dritës së diellit

Ky sistem “parashikues” i kontrollit të ndriçimit mund të optimizojë ndriçimin për bimët duke parashikuar edhe periudhat me dritë dielli. Në mungesë të dritës së diellit, sistemi mundëson automatikisht ndezjen e dritave, vetëm kur kjo është e nevojshme. Për ta arritur këtë proces, studiuesit krijuan një sistem kontrolli, që përdor sensorë për të matur kushtet aktuale të motit në bazë të algoritmeve të parashikimit të dritës. Për më shumë, sistemi mund të parashikojë edhe sasinë e dritës së diellit të nevojshme në të ardhmen. Kjo risi e lejon sistemin të optimizojë dritat, apo ndriçimin brenda serrës dhe t’u japë bimëve sasinë e duhur të dritës.

Universiteti i Georgia-së e testoi këtë sistem gjatë periudhës së pranverës dhe dimrit. Ndërsa të dy eksperimentet treguan kosto të reduktuara rritjen e bimëve, sistemi i ri pati një ndikim edhe më të madh gjatë pranverës. Ky sistem uli kostot me 33% në pranverë dhe vetëm me 4% në dimër. Sistemi mundëson më shumë kursime në kosto në ditët me diell. Për shkak se gjatë muajve të dimrit kemi ditë më të shkurtra, dritat në serra duhet të ndizen më shpesh.

Sipas studiuesve kursimet aktuale të kostos mund të jenë edhemë të larta. Eksperimentet e tyre përllogaritën kosto fikse për energjinë elektrike, kur në realitet fermat po përdorin energjinë elektrike me çmime të ndryshueshme. Ekipi tashmë ka programuar sistemin në mënyrë të tillë që ai të llogarikëtë variabël/ndryshor, pra çmimin e energjisë dhe planifikontë publikojë në të ardhmen më shumë kërkime që tregojnë nivele më të larta kursimi në kosto nga aplikimi i teknologjisë

Shto Koment

Na Ndiqni në: